Drejtori i Arsimit Nazmi Musa i dërgon telegram ngushëllim

30.09.2014 (komentet: 0)


 Drejtori i drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan Nazmi Musa, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimit familjes Selmani, djali i të cilit humbi jetën në mënyrë tragjike në Shqipëri. Në telegram thuhet:

“Me pikëllim të thellë kam marrë lajmin e sotëm për humbjen tragjike të jetës së nxënësit të klasës 12-të, të gjimnazit natyror, Blend Selmani, i cili së bashku me nxënësit tjerë ishin për ekskursion në Shqipëri.
Në emër të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Selmani, duke ndier keqardhje që në këtë ditë të ekskursionit me karakter mësimor ka ndodhur kjo vdekje tragjike.
E lus familjen Selamani që të bëhen të fortë dhe të durueshëm, ndërsa e lus Zotin që të tilla ngjarje tragjike të mos përsëriten më kurrë në trevat tona”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të drejtorit të Arsimit, Nazmi Musa.

Kthehu mbrapa

Shto koment