Haziri: Enver Azemi do të kujtohet gjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm ushtarak në të gjitha proceset

03.05.2015 (komentet: 0)

Displaying enver azemi-nderime.jpg

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu dhe bashkëpunëtorët, ka bërë sot nderime në Komandën e FSK-së para trupit të rreshterit Enver Azemi, i cili ndërroi jetë dje.

 

Ndërkohë, kryetari Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Azemi, duke shprehur dhembjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Enver Azemit, i cili ishte rreshter i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Gjilan. Në telegram thuhet:

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e parakohshme të rreshterit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, ish-ushtarit të UÇK-së dhe ish-pjesëtarit të TMK-së, Enver Azemit.

Uniforma e ushtrisë, Enverin e përcolli që nga lufta e UÇK-së, nga paslufta në TMK e deri tash në FSK, prandaj institucionet komunale të Gjilanit dhe të gjithë qytetarët janë krenarë me kontributin e jashtëzakonshëm të tij për të mirën e përgjithshme.

Enveri shkoi para kohe nga kjo botë, por la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe do të kujtohet gjithmonë për kontributin e tij të jashtëzakonshme ushtarak në të gjitha proceset.

Në emrin tim personal dhe në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Azemi, Komandës së FSK-së në Gjilan, shokëve, kolegëve dhe të gjithë qytetarëve të komunës Gjilanit. U prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri.

Kthehu mbrapa

Shto koment