Haziri: E respektoj pjesëmarrjen e partnerit të koalicionit në protestë

12.12.2015 (komentet: 0)

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka komentuar manifestimin e sotëm të partive opozitare në komunën që ai e drejton.

 

Përveçse ka përshëndetur protestuesit që manifestuan të qetë, ai ka komentuar edhe pjesëmarrjen e AAK-së në të, parti me të cilën ka lidh koalicion paszgjedhor.

“Për mua ka rëndësi e drejta qytetare për protestë. Gjilani protestoi në mënyrë paqësore ashtu siç është paqësore si popullatë. Dua ta nënvizoj faktin që pjesëmarrësit në këtë protestë ishin nga Anamorava. Jam krenar me ta”, ka thënë Haziri.

Megjithatë, ai ka thënë se vet pjesëmarrja e degës së AAK-së në Gjilan nuk i prish punë.

“Sa i përket AAK-së së Gjilanit dhe pjesëmarrjes në organizimin e protestës, ata janë pjesë e pandarë e AAK-së dhe unë e respektoj këtë”, ka shtuar Haziri.

Ditë më parë u raportua për një përkeqësim të raporteve mes LDK-së dhe AAK-së në këtë komunë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment