Haziri e Bajrami, projekte të përbashkëta për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve

14.10.2015 (komentet: 0)

 

Gjilan, 14 tetor 2015 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe drejtori i DZHE-së, Agim Zuzaku, ka pritur sot në takim ministrën e Tregëtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

 

Kryetari Haziri, në adresimin para mediave, e ka falënderuar ministrën Bajrami për vizitën, për të cilën tha se e ka nderuar sot Gjilanin, e cila do të bisedojë edhe me komunitetin e biznesit lidhur me zhvillimin lokal ekonomik.

“E njoftova ministrën për mundësitë tona, për potencialet e Gjilanit dhe natyrisht ajo që do të bisedoj me bizneset dhe ndërmarrësit në Gjilan. E nënvizova rëndësinë e madhe që e ka Gjilani në zhvillimin lokal ekonomik. Mbështetja e ministrës shumë e rëndësishme dhe në interes për Komunën tonë”, tha kryetari Haziri.

Nga ana e saj ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen ka ardhur në Gjilan dhe përkrahjen që ka ofruar për komunitetin e biznesit.

“Sot kemi ardhur të bisedojmë me përfaqësuesit e bizneseve e Gjilanit dhe natyrisht e pamë të arsyeshme të bashkëbisedojmë fillimisht me kryetarin e Komunës. Konsideroj se në bashkëpunim me Komunën mund të bëjmë shumë projekte të mira si, krijimin e zonave industriale, tërheqjen e investimeve të huaja, në mënyrë që të lëvizim tutje agjendën ekonomike. Me kryetarin Haziri u zotuam që të punojmë në projekte të përbashkëta në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia e qytetarëve të kësaj pjese”, është shprehur ministrja Bajrami.

Më pas, ministrja Bajrami dhe përfaqësues të Komunës së Gjilanit kanë marrë pjesë Konferencën Informative për Zhvillimin e Sektorit Privat, ku edhe janë shpërblyer tri kompanitë të cilat kanë qenë tatimpagueset më të mira si dhe për suksesin në veprimtarinë e tyre: “Agro Market KS”, “Flexograf” dhe “ABC Design”.

Ndërkohë, kryesuesja Bunjaku Rexhepi, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe ministrja Bajrami kanë vizituar tri kompani në Gjilan, të cilat janë storie të suksesit, “Enrad”, Flexograf” dhe “Palma”, ku kanë parë nga afër punë e mirë që po bëhet në veprimtaritë e tyre.

Kthehu mbrapa

Shto koment