Haziri: Do t’i heqim njëherë e përgjithmonë lloçin dhe vadat

16.09.2014 (komentet: 0)

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga drejtorët komunal, ka vizituar sot disa rrugë dytësorë në lagjen e VIII-të për të parë mundësinë e rregullimit të tyre.

 

Me këtë rast, Haziri u shpjegoi banorëve për investimet që po bënë në lagje të qytetit dhe fshatra të Komunës së Gjilanit, duke iu thënë se së shpejti edhe këto rrugë do të rregullohen në lagjen e VIII-të, për t’iu mundësuar atyre që të jetojnë në mënyrë të dinjitetshme.

Kreu i Komunës së Gjilanit ka thënë se me urgjencë do të rregullohen rrugët që çojnë te shkolla fillore në këtë lagje, për të vazhduar më pas me investimet tjera.

Kryetari Haziri pohoi se katërshja e madhe e prioriteteve infrastrukturore do të realizohet në përpikmëri, duke i hequr njëherë e përgjithmonë lloçin dhe vadat.

“Objektivi ynë kryesor yni është që t’i heqim njëherë e përgjithmonë lloçin dhe vadat në Komunën e Gjilanit. Në disa pjesë të qytetit dhe në fshatra tashmë i kemi eliminuar këto probleme dhe deri në fund të këtij mandati investimet në këtë fushë do të jenë në çdo cep të qytetit dhe fshatrave. Shumë shpejt do të intervenojmë edhe në lagjen e VIII-të për t’i asfaltuar rrugët me të gjitha elementet përcjellëse”, ka thënë me këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri./kokaj.net/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment