Haziri: Do të vazhdojmë me dinamikë edhe më të madhe të punimeve, nuk do të tolerohen vonesat

06.09.2014 (komentet: 0)




Për t’i parë punimet si në sektorin e shëndetësisë ashtu edhe në atë të arsimit dhe infrastrukturës rrugore,  ka dalë në vendin e ngjarjes sot kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili shoqërohej nga drejtorët komunal, duke i bërë një sërë vizitash në këtë ditë vikendi.

Po vazhdojnë punimet në të gjitha sektorët e Komunës së Gjilanit në përmbushjen e nevojave të qytetarëve.

Për t’i parë punimet si në sektorin e shëndetësisë ashtu edhe në atë të arsimit dhe infrastrukturës rrugore,  ka dalë në vendin e ngjarjes sot kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili shoqërohej nga drejtorët komunal, duke i bërë një sërë vizitash në këtë ditë vikendi.

Haziri me bashkëpunëtorë, së pari ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, e cila është në prag të përfundimit të renovimit të objektit. Drejtori QKMF-së, Fejzullah Berisha, tha me këtë rast se pos këtij objekti, do të renovohet edhe ai në lagjen “Arbëria”, për të vazhduar me objektet tjera ku ka nevojë urgjente për interevenim në kryerjen sa më të mirë të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Më pas kryetari i Gjilanit ka vizituar punimet në rrjetin e ujërave atmosferik në lagjen e “Zablit”, projekt ky që është në përfundim dhe që më nuk do të paraqitet problem për qytetarët e kësaj lagjeje kur ka reshje të shiut.
Kryetari Lutfi Haziri me drejtorët komunal kanë vizituar, po ashtu, edhe punimet në sinjalizimin vertikal dhe horizontal në lagjen “Dardania”, ku po ndërtohen edhe shtegjet për biçiklistë dhe për herë të parë do t’u krijohen hapësisë të mjaftueshme edhe për personat me nevoja të veçanta, duke i bërë të barabartë në lëvizje me të gjithë qytetarët.

Kryetari Haziri është ndarë i kënaqur me cilësinë e punëve që ka parë në vizitat e sotme, ndërsa tha se do të vazhdohet me këtë dinamikë të punimeve në lagjet e qytetit dhe në fshatra.

Haziri tha se nuk do të tolerohen në asnjë mënyrë vonesat nga operatorët, për të cilët tha se nëse nuk i kryejnë punët në afatin e paraparë me kontratë, do të ketë edhe penallti.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka përfunduar vizitat e sotme në inpektimin e punëve në shkollën fillore “Mulla Idriz Gjilani”, ku komuna e Gjilanit edhe duke e ndërtuar terrenin sportiv sipas standardeve europiane.
 

Kthehu mbrapa

Shto koment