Haziri: Dieta buxhetore përditë e më e ashpër për qeverisjen në Gjilan

10.10.2014 (komentet: 0)

Prikaz slikovne datoteke konferenca.JPG

 Kryetari i Komunës së Gjilanit në një konferencë për media të mbajtur sot, ka spikatur  punët në këtë periudhë të qeverisjes nëntë mujore me Gjilanin, duke potencuar që borxhet e mëdha të trashëguara nga qeverisja e kaluar janë pengesa më e madhe në zhvillimin e Gjilanit, për këtë ka qenë e obligueshme vendosja e masave të rrepta të dietës buxhetore.

 

Haziri me këtë rast ka spikatur në detaje aspektin e obligimeve të komunës ndaj operatorëve ekonomik por edhe masat e rrepta të kufizimeve buxhetore në kuadër të dietës institucionale në administratën lokale. 

“Puna nëntë mujore e qeverisjes në administratën e Gjilanit lidhet kryesisht me punën për vendosjen e një disipline buxhetore e cila deri më tani është arritur mjaftueshëm, por ka ende shumë për t’u bërë. Komuna e Gjilanit nga të hyrat buxhetore në këtë vit, ka paguar 1 985’402, të cilat janë trashëguar nga administrata e kaluar e që e kanë rënduar jashtëzakonisht shumë buxhetin e këtij viti. 2 milion euro kanë shkuar për shlyerje të borxheve nga kodi i të hyrave vetanake, gjë që ka ndikuar edhe në investime dhe realizimin e programit. Kemi 2 milionë euro  më pak investime këtë vit për shkak të borxheve. Kemi shlyer borxhet e një administrate të papërgjegjshme dhe kur kihet parasysh mënyra se si kanë hyrë në ato borxhe edhe më tutje është e çuditshme. Vetëm në mallra dhe shërbime kemi paguar 229 mijë e 449 euro, Komunali 82.946, subvencione pa mbulesë 27.400 dhe te investimet kapitale mbi një milion euro”, ka thënë kryetari Haziri.

Kryetari me këtë rast ka krahasuar periudhën e njëjtë të këtij viti me atë paraprak.

“Kur bëhen krahasimet atëherë del se kjo administratë shpenzimet i ka edhe më tutje në nivelin më të ulët të mundshëm. Jemi administratë me dietë të ashpër buxhetore sa i përket shpenzimit të parasë publike. Është shumë vështirë që të paguaj borxhe enorme për ata të cilët kanë “hangër” gjatë vitit 2013 dhe vitet paraprake me pare të taksapaguesve të Gjilanit, kjo për arsye që nuk dua që operatorët t’i lë në vështirësi për shkak të këtyre obligimeve. As qytetari dhe as operatorët ekonomik nuk janë fajtor për këto borxhe enorme. Të hyrat në këtë nëntë mujorë janë të përmirësuara. Edhe borxhi i qytetarëve ndaj Komunës është në shkallën e njëjtë mbi 9 milion euro obligime. Po krijojmë politika të qarta në mënyrë që mos të lejojmë në asnjë mënyrë me prek kuletën e qytetarëve, duke mos ndikuar negativisht në standardin e jetës së familjeve tona në Gjilan edhe ashtu të rënduar në Komunën tonë. Do të punojmë shumë që qarkorja e fundit e 15 tetorit, sipas ligjit në buxhetin e Republikës së Kosovës, të përmirëson kufijtë buxhetor për Gjilanin, sepse edhe ashtu jemi për 5 milionë më shkurt nga planifikimi dhe shpresoj shumë që minimalisht Gjilanit t’i kthehen 5 milionë euro që i ka kërkuar. Praktikisht ne kemi një buxhet prej 25 milionë euro, në mënyrë që ta stabilizojmë gjendjen buxhetore në Komunën e Gjilanit duke ruajtur disiplinën buxhetore në vitet e ardhshme”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kufijtë buxhetor do të thyhen, çfarëdo qeverie që të vjen në këtë vend. “Ardhja e asaj qeverie na ka lodhur të gjithëve, përfundimisht. Duhet me ndodhë sa më shpejt, në mënyrë

Ri-formatimi i qeverisë është shumë i nevojshëm sikur që është edhe nevoja e ndryshimit të statutit 

Nevojat e ndryshimit të statutit të Komunës janë të nevojshme dhe i vetmi qëllim i ndryshimeve sipas tij është funksionalizimi i Asamblesë Komunale dhe i administratës, e cila, ka nevojë të madhe për ndryshime dhe ristrukturim të funksionimit dhe efikasitetit ndaj qytetarëve.

“Qëllim i vetëm i ndryshimeve në statutin e Komunës së Gjilanit është funksionalizimi dhe efikasiteti i asamblesë komunale dhe i administratës në përgjithësi në Komunën e Gjilanit. Nga sot kam filluar poashtu bisedimet me partitë politike për rishikimin e koalicionit qeverisës dhe për riformatimin e qeverisë lokale. Ndryshimet me drejtori do të ndodhin, sikur që do të ndodhin edhe ndryshime në zyrat kryesore të administratës. Do të bëhet një administratë më e re dhe më femërore. Burrat nuk janë treguar agresiv në menaxhimin dhe zbatimin e politikave që i kemi premtuar më 24 dhjetor kur i kemi marrë zyrat, atëherë të shohim se si do ta gjejmë rrugën për t’i zbatuar këto politika edhe pse unë jam në përgjithësi i kënaqur me të arriturat, po ka ende shumë punë”, tha Haziri.

Gjilani në rrugë të mbarë për bashkëpunim ndër-komunal

Ai ka spikatur pozitën e Gjilanit në raport me Komunat tjera dhe synimet për zhvillim të mëtutjeshëm në aspektin e bashkëpunimit. Përmes granteve të BE-së mund të tërheqim investime kryesisht në infrastrukturën ndër-komunale dhe pse jo edhe ndër-shtetërore.

“Gjilani ka qenë pjesë e GJPKT – së. Javën e ardhshme do të udhëtoj në Bruksel ku do të takoj përfaqësues të zyrave kryesore duke dashur që t’i japim Gjilanit dimension të bashkëpunimit ndërkufitarë. GJPKT – ja si mikro-regjion europian i ka 17 Komuna dhe do të punojmë që të zgjerojmë këtë por po ashtu do të punojmë që ta bëjmë mikro-regjionin më funksional, jo vetëm në bashkëpunim me sektorë të vegjël por në bashkëpunim në infrastrukturë që është qëllimi kryesor, dhe përmes fondeve të BE-së edhe në projekte kapitale”, ka thënë Haziri.

Rikonfirmim i zotimeve dhe trajtim krejt tjetër ndaj rasteve sociale

Kryetari i Komunës së Gjilanit është zotuar për realizimin e programin e katër prioriteteve të mëdha në infrastrukturë ujësjellës, kanalizim trotuare dhe rrugë. Poashtu një trajtim tjetër do të bëhet edhe për rastet sociale, duke ndryshuar politikat e banimit social.

“Do të punoj në realizimin e programit bazik, pakos katër, që e kam paraqitur gjithmonë para qytetarëve si interes, duke vazhduar që të hapim dhe rregullojmë kanalizime, ujësjellës, trotuare dhe rrugë. Investimet do të ndodhin në gjithë hapësirën e Komunës pa dallime”, ka thënë Haziri.

“Edhe detyrë e veçantë, ndër shumë sosh, është banimi social. Ne do të ofrojmë alternativë për mënyrën e banimit social, do të fillojmë asistencë financiare dhe asistenca tjera në mënyrë që familjet këtë dimër ta kalojnë në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjilani nuk ka banim social, kjo është një politikë e re gjatë javës së ardhshme ne do ta mbyllim aspektin e banimit social si politikë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka apeluar që të kthjellen të gjithë mekanizmat politik, Kosova ka nevojë për një qeveri urgjente, në mënyrë që fondet të lirohen, të lejohen dhe kërkesa për ri-destinimin e mjeteve të kalohet sa më shpejt./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment