Haziri: Agim Ramadani u flijua që të gjithë shqiptarët të jetojnë të lirë e të bashkuar

03.05.2015 (komentet: 0)

 

Displaying himazhe-shtatorja e agimit.jpg

Dita e tretë, që shënon përmbylljen e Manifestimit Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit 2015”, ka nisur sot me homazhe tek shtatorja e dëshmorit të kombit, Agim Ramadani.

 

Në shenjë nderimi për dëshmorin, ka vënë kurora lulesh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu dhe bashkëpunëtorët komunalë.

Me këtë rast, kryetari Haziri ka thënë se Agim Ramadani u flijua që të gjithë shqiptarët të jetojnë të lirë e të bashkuar.

“Agim Ramadani është sublimim i luftëtarit të Karadakut, luftëtarit të Gjilanit dhe kësaj pjese të madhe të Kosovës dhe lufta për Kosovë dhe për shqiptari ka qenë mision i tij. Fatkeqësisht gjysma e rrugës është realizuar. Krismat e luftës dhe  liria e kërkuar për të gjithë, duhet të punohet që të realizohen. Amaneti i tyre është që të gjithë shqiptarët kudo që janë të jetojnë të lirë e të bashkuar dhe sot në Kosovën e lirë duhet të punojmë shumë që vërtetë ata të pushojnë qetë sepse sakrifica e madhe, gjaku i derdhur, thyerja e kufirit, mbeten simbolika më e madhe e tij, që Agimi dhe bashkëluftëtarët e Brigadës 138 dhe të gjithëbashkëluftëtarët e luftës çlirimtare, e kanë vulosur njëherë e përgjithmonë këtë ditë të bardhë në Kosovë dhe Gjilan”, ka thënë kryetari Haziri.

Ky manifestim do të vazhdoj sot me një program të ditës së shkollës “Agim Ramadani” në fshatin Zhegër, i cili mbahet në ora 11:00, për të vazhduar më pas me “Krosin e Lirisë” i cili mbahet në ora 15:00 nga varri i Idriz Seferit e deri te kroi i Agimit. Ndërkaq, në ora 16:00 mbahet tubimi qendror “I këndojmë Agimit”.

Ndryshe, ky manifestim ka nisur me 1 maj me një turnir të vogël në futboll dhe me flakadanët në përkujtim të 114 dëshmorëve të Betejës së Koshares, ndërsa dje është mbajtur ora e madhe letrare “Muza e Agimit”.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment