Hajnat i vjedhin medaljen e heroit Agim Ramadani

13.04.2014 (komentet: 0)

Derisa familja e tij ishte në Zhegër për përvjetorin e tij, hajnat kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur gjithçka me vlerë.

Edhe pse banesa ishte e mbushur me fotografitë e heroit të kombit, duket se hajnave kjo nuk u ka bërë përshtypje.
 
Madje sikur të mos u mjaftonin të hollat dhe gjërat e tjera me vlerë ata i kanë vjedhur edhe medaljen e heroit kombëtarë që familjes ia kishte dhuruar presidenca e Kosovës. Ky akt qyqar i këtyre hajnave kalon çdo kufi të njerëzisë. Turp i madh./standardi.info

Kthehu mbrapa

Shto koment