Gratë e PDK-së zgjedhin Këshillin Drejtues

21.04.2014 (komentet: 0)

Në Kuvendin e gruas Demokratike dega në Gjilan u mbajt Kuvendi i katërt zgjedhor me një përbërjeve prej 170 delegateve e 100 përkrahëseve mysafireve. Nga ky kuvend u zgjodh këshilli drejtues me një përbërje prej 95 anëtareve. Këshilli drejtues i dalë nga ky kuvend do të grumbullohet pas disa ditëve dhe do të zgjedhë kryesinë e GDK në Gjilan, dhe kryesia do të zgjedhë edhe kryetaren thotë zëdhënësja Mimozë Shkodra - Bilimi.

Kuvendin e shpalli të hapur Kryetarja e deritanishme e GDK-së znj. Shukrie Rapuca e cila raportoi për mandatin e saj katërvjeçarë dhe i falënderoi gratë për përkushtimin dhe përkrahjen që ju ka dhënë PDK- së dhe po vazhdon të përkrahë qe 14 vite.

Gjithashtu, Salihe Mustafa deputete nga Gjilani në Parlamentin e Republikës së Kosovës, përshëndeti punimet e kuvendit dhe tha se gruaja në Gjilan do t’a ketë gjithmonë përkrahjen e PDK-së në vazhdimësi dhe se ky kuvend tregon cilësinë e gruas meritore që ka Gjilani.

Kuvendin e përshëndetën edhe koordinatori,Sami Hoxha, Zenun Pajaziti, Flora Brovina dhe Blerta Deliu nga niveli qendrorë. Gjithashtu nga qendra morën pjesë edhe Ganimete Musliu si dhe dy anëtaret e kryesisë së PDK- së Laura Zherka dhe Dhurata Hoxha.

GDK në Gjilan gjithnjë e më shumë po zgjerohet sepse ne jemi parti serioze dhe e optimizmit. Demokracia e vërtetë tregohet në proceset zgjedhore andaj kjo po ndodhë edhe në GDK të Gjilanit me prurje të shumta dhe aderime të vazhdueshme. PDK do të vazhdojë dinjitetshëm me punë sepse kemi ndërtuar realitet të ri në Kosovë, tha zëdhënësja Mimozë Shkodra - Bislimi. 

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan do të pasurohet edhe me vlera të reja që do të marrin përgjegjësi për tu sfiduar me procese në vetë PDK-në përfundon Shkodra- Bislimi

Kthehu mbrapa

Shto koment