Gjykata Themelore në Gjilan punëson individë me kontratë mbi vepër [video]
19.09.2015 (komentet: 0)
Gjykata Themelore në Gjilan ka punësuar tre persona me kontratë mbi vepër, e në mesin e tyre edhe një asistente të kolegjit, ku ligjëronte edhe kryetari i kësaj Gjykate, Zyhdi Haziri.
Kryetari i Gjykatës Themelore nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje. Megjithatë, zyra për informim ka konfirmuar se asistentja në kolegjin “Fama” është punësuar në gjykatë, raporton KTV.
Në përgjigjen e zyrës për informim, thuhet se Haliti gjatë kohës së praktikës është punësuar në pozitën e sekretares juridike, pas nevojës urgjente për personel.
Kontrata është për një periudhë dymujore dhe është lëshuar nga Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e që nuk është e vetmja që është punësuar.
Kryetari i Gjykatës Themelore, Zyhdi Haziri, sipas përgjigjes së zyrës për informim, ka qenë ligjërues i së Drejtës së Procedurës Penale, derisa Haliti ka qenë asistente e përgjithshme në lëmin civil.