Gjilani shënon Ditën ndërkombëtare kundër dhunës në familje

25.11.2014 (komentet: 0)

 

 Komuna e Gjilani ka shënuar sot Ditën ndërkombëtare kundër dhunës në familje me një sërë aktivitetesh me moton: “Dhuna është krim”.

 

Me këtë rast, zyrtarja për barazi gjinore Drita Klaiqi, ka thënë se Komuna ka përgatitur një projekt kundër dhunës në familje, ku gjatë 16 ditëve të ardhshme do të ketë takime nëpër në qytet e fshatra me qëllim të njoftimit se çka është dhuna, pasojat e dhunës, llojet e dhunës dhe institucionet se ku mund të drejtohen qytetarët për rastet e dhunës.

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me UNKT në Kosovë si organ i OKB-së është duke jetësuar Programin e Përbashkët kundër Dhunës në Familje të pesë agjencioneve ku bëjnë pjesë: UN Ëomen, UNICEF, UNDP, UNFPA dhe OHCHR ku ka arritur rezultate të  jashtëzakonshme duke e nxjerr këtë fenomen shoqëror nga kategoria e temave tabu.

Falë këtij bashkëpunimi, Gjilani sot ka Strategjinë Komunale kundër Dhunës në Familje 2013-2018 me Kostim, dhe planin veprues që përfshinë 4 fusha.

Për më tepër Gjilani pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, ka Mekanizmin Koordinues kundër Dhunës në Familje, ku bëjnë pjesë 13 institucione siç janë: policia, prokuroria, gjykata, qendra për punë sociale, enti rajonal për punësim,etj si dhe tri OJQ duke përfshirë edhe strehimoren ‘’Liria’’.

Për 16 ditë me radhë duke filluar nga 25 nëntori e deri më 10 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, OKB e ka shpallur si Ditë ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave e cila njihet edhe si “16 Ditë të Aktivizmit”.

Kthehu mbrapa

Shto koment