Gjilani shënon Ditën Kulturore të Francës

14.08.2015 (komentet: 0)

 

Gjilan, 14 gusht / Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me OJQ “Agro Eko”, ka organizuar shënimin e Ditës Kulturore të Francës, në kuadër të muajit të Mërgatës dhe në shenjë falënderimi e respekti për shtetet mike të Kosovës, që kanë bërë aq shumë që shteti ynë të jetë këtu ku është sot.

 

Me këtë rast në emër të kryetarit Haziri, ta pranishmit, e në veçanti qytetarët e Gjilanit të cilët jetojnë në Francë i ka përshëndetur nënkryetari i Komunës Rexhep Kadriu i cili shoqërohej edhe nga drejtorët e drejtorive komunale dhe bashkëpunëtor të tjerë.

“Sonte po shënojmë Ditën e Kulturës Franceze, të shtetit i cili që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, nxënësve të vet u mësonte në hartat e tyre ta gjenin shtetin më të ri në botë, Kosovën. Franca gjatë gjithë kohës së luftës ishte në mbështetje të qytetarëve tanë në forma të ndryshme, fuqishëm me prezencën e saj ishte edhe në pasluftë. Jemi të lumtur që qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës jetojnë dhe punojnë në këtë shtet, i cili për 16 vjet pas luftës në Kosovë e veçanërisht në Gjilan kanë sjellë edhe shumë investime, që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve në fusha të ndryshme”, tha nënkryetari Kadriu, duke shprehur falënderim edhe për të gjithë qytetarët e Gjilanit që japin kontribut në Francë dhe që janë edhe burim i fuqishëm financiar dhe ekonomik për familjet e tyre në Kosovë dhe për ndërtim të vendit.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së sotshme shënohet dita e kulturës Italiane që për Gjilanin mbetet i paharruara kontributi që është bërë, për të vazhduar të shtunën me shënimin e ditës kulturore të Turqisë, poashtu një shtet mik që ka bërë e po bënë shumë për vendin tonë.

Kthehu mbrapa

Shto koment