Gjilani, shembull në nivel vendi sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe cilësisë

18.12.2014 (komentet: 0)

 

 Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli dhe drejtori i kompanisë rajonale të ujërave “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, kanë vizituar sot pendën e Përlepnicës për të parë nga afër gjendjen e saj në të gjitha aspektet.

 

 

Fillimisht, drejtori i “Hidromoravës” e ka njoftuar kryetarin Haziri me gjendjen në përgjithësi, duke thënë se janë duke e bërë planin për sanimin e kapërderdhëses, derisa e ka konstatuar se në aspektin e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm 24 orë dhe atë të cilësisë, Gjilani është model për tërë Kosovën.

 

Ai tha se edhe gjendja sa i përket inkasimit është përmirësuar dukshëm, derisa me ndihmën e Komunës së Gjilanit është ndërruar edhe gypi kryesor nga “Drini” e deri tek qendra dhe disa pjesë të qytetit.

 

Më pas, kryetari i Gjilanit me bashkëpunëtorë ka parë nga afër edhe punën në rezervuarin e kësaj Pende, sikurse edhe në laboratorin ku bëhen analizat kimike të ujit.

 

Kryetari Haziri tha se me të gjitha kapacitetet komunale do të ndihmohet përmirësimi i kapërderdhëses, do të bëhet ndërtimi i rrugës e cila çon teh kjo Pendë, pa e harruar edhe pagesën e borxheve të trashëguara që Komuna i ka kompanisë “Hidromorava”.

 

Kryetari Haziri dhe drejtori Suliqi kanë bërë apel tek të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit që të paguajnë faturat e ujit, në mënyrë që furnizimi të jetë në nivelin e dëshiruar.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment