Gjilani në fokus të kryetarëve të komunave të Europës për trashëgiminë kulturore

22.09.2015 (komentet: 0)

 

Gjatë ditës së sotme, Gjilani ka qenë në fokus të autoriteteve përfshirë kryetarë komunash nga Europa, e përfaqësues nga organizatat e rëndësishme për trashëgiminë kulturore.

 

 

Pas seminarit dyditor që ka nisur sot në Gjilan për trashëgiminë kulturore, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetaren e komunës Beaulieu-lès-Loches të Francës, Sophie Matadier, njëherit kryetare e asociacionit të komunave për trashëgiminë kulturore, kryetarin e Komunës së Velesit në Maqedoni, Cadiev Slavko, zëvendësambasadoren e Francës, sikurse edhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Muzeu i Kosovës dhe organizata që merren me trashëgiminë kulturore.

 

Temë qendrore e takimit ka qenë krijimi i rrjetit të komunave për trashëgiminë kulturore, për ruajtjen dhe avancimin e këtij sektori shumë të rëndësishme të shoqërisë.

 

Delegacioni i sipërpërmendur ka vazhduar me vizita në objektet me rëndësi kulturore në Gjilan.

 

Ndërkohë, nesër seminari për trashëgiminë kulturore i vazhdon punimet, ku edhe do të dalin konkluzione se si të veprohet në funksion të zbulimit, ruajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore.

Kthehu mbrapa

Shto koment