Gjilani në betejë me thatësinë

06.03.2014 (komentet: 0)

Penda Akumuluese e Përlepnicës, që është burim kryesor i furnizimit me ujë në Anamoravë vazhdon të shterojë, “Hidromorava” po vazhdon me planin e reduktimeve, kurse inspektorët kanë dalë në treg, për të menaxhuar situatën. Bile, në një situatë të tillë, Gjilani është bërë edhe me një organizëm për të menaxhuar thatësirën.

 

Ka kohë që Gjilani nuk njeh krizë për ujë të pijshëm si kjo e këtij viti e, përkundër gjendjes alarmante, ka njerëz që nuk janë të vetëdijshëm për krizën e madhe dhe vazhdojnë të harxhojnë pa arsye, konstaton Zeri info.

Penda Akumuluese e Përlepnicës, që është burim kryesor i furnizimit me ujë në Anamoravë vazhdon të shterojë, “Hidromorava” po vazhdon me planin e reduktimeve, kurse inspektorët kanë dalë në treg, për të menaxhuar situatën. Bile, në një situatë të tillë, Gjilani është bërë edhe me një organizëm për të menaxhuar thatësirën.

Selver Xhelili, drejtor i Inspektoratit, ka thënë se kanë shtuar aktivitetin dhe kanë nxjerrë ekipet në terren, të cilat po i identifikojnë keqpërdoruesit e ujit dhe ndaj tyre po shqiptohen gjoba, derisa ka shumë lëndë të cilat janë dërguar në gjykatë.

“Në fokus janë sidomos autolarjet që përdorin ujin e ujësjellësit për veprimtarinë e tyre”, ka thënë Selver Xhelili,për Zeri info, duke tërhequr vërejtjen se nuk do të ketë falje për asnjë keqpërdorues të ujit të pijes.

Kryeinspektori gjilanas tha se është bërë inspektimi i një numri të madh të autolarjeve dhe ka prej tyre që edhe janë gjobitur. Prej tyre është kërkuar që të gjejnë alternativë tjetër dhe se gëzon fakti që shumë prej tyre kanë nisur të hapin puse.

”Inspektorët do të vazhdojnë për çdo ditë të veprojnë në këtë drejtim dhe se kudo që do të hasin në raste kur uji përdoret për larje të automjeteve, rrugëve, ujitje të kopshteve, a derdhet pa nevojë do të reagohet menjëherë dhe do të ndërmerren masa për të mos toleruar raste të tilla”, ka thënë Xhelili, përfundon Zeri info.

/kokaj/net/

Kthehu mbrapa

Shto koment