Gjilani nderon dëshmorin Zija Shemsiu në 30-vjetorin e rënies

05.05.2015 (komentet: 0)

Displaying 1.jpg

Përfaqësuesit e institucioneve komunale të Gjilanit me kryetarin Lutfi Haziri, nënkryetarin Rexhep Kadriu dhe bashkëpunëtorë të tjerë, kanë nisur sot me homazhe tek lapidari në fshatin Përlepnicë dhe tek varri i tij në varrezat e fshatit përuljen në 30 – vjetorin e rënies së dëshmorit Zija Shemsiu, i cili dha jetën për lirinë e vendit.

 

 

Në emër të institucioneve të lokale ka folur nënkryetari Rexhep Kadriu i cili ka thënë se takimi sot ka qëllim përkujtimin e njërit nga ata që e bëri me emër të pashlyer Përlepnicën, Gjilanin, Anamoravën dhe Kosovën.

 

“Duke e kujtuar figurën heroike të bashkëvendësit tonë Zija Shemsiu, i cili qëndron i skalitur në lapidarin e fshatit, përkrah prof. Dr. Xhavit Ahmetit, figura këto që na bëjnë të mburremi dhe jemi krenar që vendlindja jonë dha emra të përmasave kombëtare”, ka thënë në fjalën e tij nënkryetari Kadriu.

 

Në këtë ngjarje ka folur bashkëveprimtari Zahir Kamberi dhe ish Komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, kanë folur për jetën, veprimtarinë, guximin dhe vendosmërinë e Zija Shemsiut për lirinë e Kosovës nga okupimi.


Të pranishmit në emër të familjes i ka falënderuar profesori Rexhep Shemsiu. Ndërsa, në orën 15:00 në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan, sot mbahet akademi përkujtimore në shënim të 30 – vjetorit të rënies së dëshmorit Zija Shemsiu.

Kthehu mbrapa

Shto koment