Gjilani mbyllë 52 kazino e bastore që nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore

31.10.2014 (komentet: 0)

 Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Gjilanit në bashkëpunim me Njësitin Kundër Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës, kanë ndërmarrë mbrëmë një aksion për të konstatuar gjendjen në të cilën operojnë kazinot dhe bastoret në qytet.

 

Pas vizitave të paparalajmëruara, Drejtoria e Indpeksionit në bashkëpunimet me institucionet tjera ka konstatuar se 52 lokale të kazinove dhe bastoreve nuk janë në përputhshmëri me ligjet në fuqi në pikat ku operojnë, meqë rast i ka mbyllur ato.

Drejtori i Inspeksionit Selver Xhelili ka thënë se këto lokale do të jenë në vëzhgim të vazhdueshëm nga inspektorët e komunës dhe policia dhe se çdo hapje e tyre pa i plotësuar kushtet ligjore përbënë vepër penale.

 “Drejtoria e Inspeksionit i ka mbyllur këto pika dhe çdo hapje e tyre pa i prmbush kushtet, do të ndiqen penalisht. Në bashkëpunim me policinë, do të ketë kontrolla të vazhdueshme dhe do të monitorohen edhe në orët e mbrëmjes këto lokale. Komuna do t’i shqyrtoj të gjitha mundësitë ku lejohet të jepet pëlqimi, por do të jemi të pakompromis dhe nuk do të tolerojmë dhe nuk do të jepen pëlqime për këto lokale afër shkollave dhe institucioneve”, ka thënë Xhelili.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment