Gjilani marrëveshje me “Ostap” Austria, 12 milionë euro për trajtimin ujërat e zeza

17.11.2015 (komentet: 0)

 

Gjilan, 17 nëntor 2015 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshktruar sot një marrëveshje shumë të rëndësishme me kompaninë austriake “Ostap”, në vlerë prej 12 milionë eurosh, për trajtimin e ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik.

 

Kryetari Haziri këtë marrëveshje e ka vlerësuar si më të rëndësishmen që Komuna e ka nënshkruar brenda dy vitesh dhe e cila do t’ua bëjë jetën më të mirë qytetarëve të Gjilanit.

“Është një ditë ditë jashtëzakonisht e rëndësishme, ku pas një pune gati dyvjeçare dhe të përbashkët, ne kemi nënshkruar sot marrëveshjen me kompaninë austriake “Ostap”, e cila hapë rrugën që Gjilani të marrë investimin më të madh nga qeveria e Austrisë në një aplikim prej 12 milionë euro. Gjilani e zgjedh problemin më të madh të ujërave të zeza. Me këtë rast, bëjë apel që edhe investitorët tjerë, qofshin  privat apo shtetëror, të bashkangjiten në këtë iniciativë, në mënyrë që investimet në komunën e Gjilanit të mos mungojnë”, ka thënë Haziri, në adresimin para mediave.

Ai tha se ky projekt do të mundësoj që të largohet çdo lloj ndotësi në territorin e komunës së Gjilanit.

“Ky projekt që përfshin 54 kilometra hapësirë dhe punime në trajtimin e ujërave të zeza dhe trajtimin e ujërave atmosferik, i cili është problemi më i madh në Komunën e Gjilanit, rregullimin e shtratit të lumit “Stanishkorka” dhe përfundimin e të gjitha kanalizimeve dhe integrimin rrejtit të ujërave të zeza dhe ujërave atmosferik për territorin e Gjilanit, duke prekur edhe fshatra dhe vendbanime tjera, në mënyrë që ta largojmë çdo lloj ndotësi në Komunën tonë”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Ndërkaq, drejtori i kompanisë austriake “Ostap”, Christoph Gierlinger, ka shprehur gëzimin e tij që u nënshkrua kjo marrëveshje, përmes së cilës bëhet mbrojtja e mjedisit për qytetarët e Gjilanit.

“Jam shumë i gëzuar që Komuna e Gjilanit ka vendosur të hartoj këtë projekt me kompaninë tonë “Ostap” dhe së bashku me qeverinë austriake, përmes bankës austriake për këtë projekt shumë të rëndësishëm që do të jetë një hap shumë i madh për ardhmen për të mirë e qytetarëve të Gjilanit, për rregullimin e kanalizimit për zhvillimin lokal të infrastrukturës dhe për të tërë regjionin, duke aplikuar standarde për mbrojtejn e ambientit. Kështu që ju përgëzoj për këtë vendim”, tha Gierlinger.

Ndryshe, kryetari Haziri ka paralajmëruar se gjatë javës do të nënshkruaj marrëveshje tejet të rëndësishme me qeverinë zvicerane dhe kompani tjera të huaja.

Kthehu mbrapa

Shto koment