Gjilani kuq e zi pret Ilir Metën

24.11.2014 (komentet: 0)

 

“Për Flamurin e Skënderit, luftojnë bijtë e Idriz Seferit..” kanë qenë vargje e cituara nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kur iu është drejtuar gazetarëve përgjatë një konferencë me media, duke shprehur kështu mirënjohje për kontributin që kanë dhënë kosovarët për Pavarësinë e Shqipërisë, për çështjen kombëtare e për kombin shqiptarë.

 

 

Kryetari i Parlamentit Shqiptar Ilir Meta po qëndron sot në Gjilan ku fillimisht është pritur nga kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, pastaj u takua me përfaqësuesit e Lëvizjes “Vatra” e cila tubon veprimtarë nga Lugina e Preshevës dhe më pas bashkë me Hazirin kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media.

 

Meta ka lëvduar Gjilani si një shembull të mirë të tolerancës, integrimit dhe kulturës politike, për vizionin evropian të saj. Ai vlerësoi faktin se tani kemi një frymë shumë të mirë të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, përkatësisht me komunat e Kosovës siç është në këtë rast edhe Gjilani.

Duke iu referuar Festës së Nëntorit, kryeparlamentari Meta tha se 28 nëntori identifikohet edhe me dy figura siç janë Ismail Qemali dhe Isa Boletini, duke vlerësuar kështu rolin e gjithsecilit për Pavarësinë e Shqipërisë , duke i vlerësuar kështu edhe patriotët e kësaj ane, për t’i dhënë, siç tha ai, të ardhme kombit shqiptarë , një e ardhme tani që preket edhe me rastin e shënimit të 102 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar.

 

Meta ka lëvduar komunën e Gjilanit edhe për rolin e saj në raport me Luginën e Preshevës, përkatësisht mikpritjen që e ka bërë për të zhvendosurit nga Medvegja, Bujanoci e Presheva.

 

Kryeparlamentari shqiptar ka thënë se ka takuar edhe përfaqësuesit e “Vatrës” që përfaqësojnë interesat e popullatës së Luginës së Preshevës, për të shtuar se popullata e atjeshme duhet të gëzojë të gjitha të drejtat e garantuara dhe se në këtë drejtim përmendi rolin e Shqipërisë.

 

Meta ka rikujtuar vizitën e Ramës në Preshevë ndërsa ka përmendur angazhimet që do i ketë shteti shqiptarë me të gjithë, me Vatrën, me përfaqësuesit shqiptarë të Komunave të atjeshme, me qeverinë e Serbisë, me mekanizmat ndërkombëtarë, që shqiptarë e atjeshëm ti gëzojnë të gjitha të drejtat duke përfshirë këtu edhe kthimin e të zhvendosurve në vatrat e tyre.

 

Përndryshe, kur jemi te bashkëpunimi me komunën e Gjilanit, ku po qëndron në vizitë kreu i Kuvendit të Shqipërisë, ai tha se me që Gjilani tani ka edhe Universitetin, do të shtohet bashkëpunimi në këtë fushë por edhe n fusha tjera.

 

Nga ana e tij, kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se ndihet i lumtur që Gjilanin po e viziton miku i tij, Ilir Meta, në kuadër të, siç u shpreh ai, “Javës Kuq e Zi të Gjilanit”, ku po nderohet Flamuri Kombëtar. Haziri ka lëvduar angazhimet që i ka pas Meta, dhe kontributin e tij për Kosovën, derisa sa ka qenë në pozita në ndryshme të shtetit shqiptarë, duke përfshirë këtu edhe kohën sa ishte zëvendëskryeministër i Shqipërisë.

 

Haziri tha se vizita e Metës në kuadër të festës së nëntorit të krenarisë, është e çmueshme ndërsa ka përmendur edhe kontributin e dhënë nga Idriz Seferi, për luftën heroike të tij për shtetin e kombin shqiptarë, që mundësuan që tani me dinjitet t’i festojmë nëntorit e krenarisë.

 

Përndryshe, Haziri ka bërë me dije se Gjilani do ta nderojë kryeparlamentarin shqiptar me çmimin qytetar nderi i Komunës së Gjilanit. Përndryshe, vizita e metës do të vazhdojë me vizitën në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan e më pas do të mbahet edhe një akademi me rastin e 102 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e cila do të mbahet në Teatrin e Qytetit. /2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment