Gjilani, komuna më e suksesshme në testin e semimaturës në nivel Republike

09.06.2015 (komentet: 0)

 

 Është mbajtur sot mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve të Komunës së Gjilanit, nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për një mori çështjesh nga ana e kryetarit Haziri dhe drejtorëve komunal, derisa temë boshte ka qenë rezultati i nxënësve në testin e semimaturës, ku Gjilani është shpallur si Komuna më e suksesshme në nivel të Republikës me 74.43 për qind, me një vigjilencë shumë të madhe të administruesve gjatë procesit të testimit.

 

 

Kryetari Haziri është ndier krenar me këtë rezultat të semimaturantëve, ndërsa tha se kjo është arritur falë punës së madhe të Komunës së Gjilanit.

 

Haziri tha se ky sukses u dedikohet mësimdhënësve, të cilët me përkushtim të madh i kanë përgatitur nxënësit në nxënien e dijës, në mënyrë që në hapat e ardhshëm të jenë sa më suksesshëm dhe të bëhen të zot të vetvetes.

 

Kreu i Komunës tha se beson në një rezultat pozitiv edhe sa i përket testit të maturës shtetërore.

Kthehu mbrapa

Shto koment