Gjilani ka shënuar ”Ditën e Kulturës së Gjermanisë” në shenjë falenderimi për kontributin e dhënë

30.07.2015 (komentet: 0)

 

 

Në shenjë falënderimi për ndihmën e madhe që ka dhënë për Gjilanin dhe Republikën e Kosovës, Komuna e Gjilanit në bashkëkoordinim me organizatën “Agro-Eko” ka organizuar sot “Ditën e Kulturës së Gjermanisë”, në të cilën ka marrë pjesë nënkryetari Rexhep Kadriu, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi dhe përfaqësues nga jeta institucionale e kulturore e qytetarë të shumtë.

 

Nënkryetari Kadriu është shprehur me këtë rast se kjo është më e pakta që mund të bëjmë për Gjermaninë, marrë parasyshë ndihmën e madhe që ka dhënë ky shtet për qytetarët e Gjilanit, duke ua bërë jetën më të mirë.

Kadriu tha se Gjermania është njëra nga donatorët më të mëdhenjë në Gjilan dhe Republikën e Kosovës dhe institucionet tona e qytetarët do të jenë gjithmonë falenderuese.

Kthehu mbrapa

Shto koment