Gjilani fillon fushatën vetëdijësuese “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”

08.07.2016 (komentet: 0)

 Komuna e Gjilanit përmes Drejtorisë për Mbrjtje dhe Shpëtim ka nisur fushatën kundër ndezjes së zjarreve fushore dhe zjarreve të tjera që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për qytetarët dhe ekonomitë familjare me moton “Mos ndiz zjarr që shkakton rrezik të përgjithshëm”.

Siguria për qytetarët dhe ekonomitë familjare janë prioritet i Komunës së Gjilanit në këtë aspekt, ka thënë drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ensar Kadriu, i cili ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar se sa gjatë stinëve të tjera të vitit sepse, sipas tij, mundësia e përhapjes së zjarrit është më e madhe tani se sa në çdo kohë tjetër, ndërsa dëmet do të mund të jenë shumë të mëdha.

 

“Ndezja e një zjarri në çfardo forme është potencial i shkatërrimit dhe humbjeve të mëdha në fushën e bujqësisë, pyjeve, por edhe në rrezikim të ekonomive familjare, jetës së njeriut, por edhe ndotjes së ambientit. Prandaj, të gjithë të jemi të bashkuar në këtë fushatë e cila mbështetet nga të gjitha drejtoritë komunale, nga Shërbimi i Zjarrëfikësve, por edhe nga organet e rendit si Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë”, ka thënë, ndër të tjerash, me rastin e prezantimit të fushatës vetëdijësuese kundër zjarreve drejtori, Ensar Kadriu.

 

Kadriu ka kërkuar poashtu bashkëpunimin e qytetarëve në raportimin sa më të shpejtë të zjarreve dhe në denoncim të personave të papërgjegjshëm të cilët ndezin zjarret.

 

Ndryshe, Kodi Penal i Republikës së Kosovës, sanksionon me burg nga gjashtë deri në pesë vjetë, të gjithë ata që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes ndezjes së zjarreve. 

Kthehu mbrapa

Shto koment