Gjilani e UNDP nënshkruajnë marrëveshje për të luftuar korrupsionin

28.10.2014 (komentet: 0)

 

Është nënshkruar të martën marrëveshja për të luftuar korrupsionin në mes të Komunës së Gjilanit dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Marrëveshjen e nënshkroi kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell, në kuadër të projektit SAEK e financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Kryeari Haziri është shprehur krenar që e nënshkroi këtë marrëveshje, e cila është program në luftën kundër çdo lloj të korrupsionit që mund në institucionet tona.

 

 

“Jam jashtëzakonisht i krenar që e nënshkruam marrëveshjen me UNDP-në, që është një program në luftën kundër çdo lloj të korrupsionit, për format korruptive që mund të gjenden në institucionet tona. Ky program është në interes të qytetarit sepse në kohën kur problemi kryesor del të jetë sundimi i ligjit dhe lufta kundër çdo forme të korrupsionit na ndihmon shumë kjo marrëveshje e mirëkuptimit ta mbështes Gjilanin me kapacitete, politika dhe angazhime konkrete në mënyrë që të parandalon çdo korrupsioni i cili është bërë problemi kryesor dhe sëmundja kryesore e shoqërisë sonë”, ka thënë kryetari Haziri.

 

Nga ana e tij, përfaqësuesi i UNDP-së z. Rusell u zotua se do të punojë ngushtë me Komunën e Gjilanit për zbatimin e aktiviteteve të ndryshme që pritet të kenë ndikim pozitiv në fuqizimin e kapaciteteve të Komunës për të identifikuar dhe parandaluar korrupsionin në departamentet e zgjedhura.

Rusell ka thënë se UNDP do të vazhdoj të mbështes komunën në ngritjen dhe ruajtjen e mjeteve ekzistuese të komunikimit modern përfshirë platformat e bazuara në internet dhe media sociale si dhe aplikacionet e telefonatave celular për rritjen e transparencës komunale dhe fuqizimin e angazhimit qytetar në vendimmarrje.

Kthehu mbrapa

Shto koment