"Gjilani bike",udhetimi me biçikleta ne eksplorim te bukurive natyrore

16.08.2015 (komentet: 0)

 
Në Komunën e Gjilanit, ashtu edhe siç është paralajmëruar, sot në orët e mëngjesit ka nisuar aktiviteti  “Gjilani bike”, që për qëllim ka vetëdijësimin e pjesmarrësve në Komunikacion dhe perdorimin sa më të madh të biçikletave, eksplorimin e natyrës së Gjilanit dhe vizitën e monomenteve historike që e karakterizojnë komunën tonë. 
 

Këtij aktiviteti i janë bashkangjitur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të dominuar nga të rinjtë, të cilëve u printe nënkryetari i Gjilanit Rexhep Kadriu, i shoqëruar edhe nga drejtorët e drejtorive komunale, por edhe nga nivelin më të lartë i udhëheqjes së organeve të sigurisë. 
 
1.JPG
 
Me këtë rast nënkryetari Kadriu, para nisjes në emër të kryetarit Haziri, që është mbështetës i këtij aktiviteti, ka thënë se të rinjtë përherë nëpër botë gjatë historisë, janë ata të cilët kanë bërë ndryshime në shoqëri me ide kreative dhe të dobishme dhe këtë qëllim e ka edhe sot në Gjilan. 

“Gjilani që nga shënimi simbolik i Ditës Botërore e Rinisë, ka shënuar aktivitete të ndryshme në kuadër të “Gjilani bike”, për të kulmuar sot me këtë aktivitet të çiklizmit, që është i organizuar për vetëdijesim dhe ndryshim të qarkulluesve në komunikacion, duke kaluar nga përdorimi i madh i veturave në përdorim të biçikletave, që bënë më të shkurtë dhe të shpejtë rrugën nëpër qytet duke u shmangur kolonave. Shpresojmë se kjo pjesëmarrje e madhe në këtë kampanjë të jetë një shembull i mirë edhe për të gjithë ata që sot nuk janë këtu, që të bëhet përdorimi i biçkletave. Kampanja të tilla vetëdijësuese dhe të dobishme për shoqërinë urojmë të ketë sa më shumë”, tha në fjalën e tij nënkryetari Kadriu. 

Ndryshe, pas shënimit simbolik të Ditës Botërore të Rinisë më 12 gusht, aktivitetit për dhurimin vullnetarë të gjakut, në këtë aktivitet të sotëm që destinacion ka Kalanë e Pogragjës, do të bëhet një pushim atje rekreativ, do të ndahet një biçikletë si dhuratë dhe kështu vazhdohet më tutje në ditët në vijim me shpërndarje të mirënjohjeve.

 kokaj.net

Kthehu mbrapa

Shto koment