Gjilanasit të gatshëm për protestën

17.04.2015 (komentet: 0)

 

Qytetarët e Gjilanit në masë të madhe janë  të gatshëm dhe mezi presin për të marrë pjesë në protestën e 18 prillit kundër kapjes së shtetit, që do ët mbahet në Prishtinë, me fillim në ora 14. Kështu është thënë të premten pasdite në një tubim mobilizues për protestën, që është mbajtur në lokalet e restorant Lulit, me aktivistët e  simpatizuesit e LVV dhe qytetarët te rëndomtë të Gjilanit.

 

Albin Kurti, deputet I Kuvendit të Kosovës, duke ju drejtuar qytetarëve gjilanas, ka folur për rëndësinë e protestës si kundër edhe për çdo kërkesë të saj, duke e elaboruar secilën kërkesë në mënyrë shumë të qartë dhe duke ilustruar me shembuj konkret dhe realë. Kurti ju ka bërë thirrje gjithë qytetarëve gjilanas që në mënyrë sa më masovike të marrin pjesë në këtë protestë, e cila nuk është vetëm protestë  e opozitës , por është gjithëpopullore. Ai ka theksuar se LVV, jo vetëm që ka bashkuar opozitën për të protestuar, por ka dhënë sinjale të qarta së është një nga subjektet që më së miri di të bashkëpunojë me ët gjitha ato forca që janë progresive dhe në shërbim të popullit.  

“Ne duhet të jemi të rreptë dhe tejet kritik ndaj pushtetit, derisa ndaj qytetarëve duhet të jemi shumë më të butë dhe të  buzëqeshur, sepse për në qytetarë është në rend të parë, e jo etja për pushtet”, ka thënë Kurti. Ai gjithëashtu ka sqaruar se protesta do të jenë paqësore dhe LVV do të jetë shumë vigjilente dhe e kujdesshme që gjithçka në këtë protestë të shkojë mbarë dhe ashtu siç e ka planifikuar këshilli organizativ I Protestës.

Masës së konsiderueshme që ishte tubuar ën Gjilan, ju drejtuan edhe Nevzat Isufi, shef I GK të LVV në Kuvendint Komunal në Gjilan si dhe Besa Baftiju, deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq,  shumë qytetarë në fund u interesuan për rrjedhën detaje për protestën,  duke kontribuar jo vetëm me pyetje, por edhe me vërejtje, rekomandime, propozime dhe ide të ndryshme.

Kthehu mbrapa

Shto koment