Gjilan: Nis asfaltimi i rrugës 2.2 kilometërsh

19.09.2015 (komentet: 0)

Pos realizimit të projekteve në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit, Komuna e Gjilanit po vazhdon realizimin e projekteve edhe në ndërtimin e rrugëve.

 

 

Kësisoj, Komuna e Gjilanit ka nisur sot asfaltimin e rrugës 2.2 kilometërshe që e lidhë Gjilanin me Kamenicën dhe Bujanocin, e që kalon kah fshati Përlepnicë.

 

Me cilësinë e punimeve të kësaj rruge është ndarë I kënaqur kryetari Lutfi Haziri, i cili i shoqëruar nga nënkryetari Rexhep Kadriu, ka vizituar këtë project të cilin e vlerësoi jashtëzakonisht të rëndësishëm.

 

“Jemi në realizmin e rrugës që e lidhë Komunën e Gjilanit me Komunën e Kamenicës përmes Ropotovës dhe Bujanocin, po ashtu. Është një projekt jashtëzakonisht i madh, jo vetëm për Komunën tonë, por edhe për komunat fqinje me investim qind për qind i buxhetit të Komunës së Gjilanit”, tha Haziri, duke shtuar se Komuna është në vlug të punimeve në realizimin e katërshes infrastrukturore në qytet dhe fshatra.

 

“Jemi në vlugun e realizimit të punimeve, jo vetëm në këtë zonë, por edhe në qytet dhe fshatra, Zhegër, Bresalc e fshatra të tjerë. Me ndërtimin e rrugëve, krahas ndërtimit të ujësjellësit dhe kanalizimeve si infrastrukturë bazike, këtë vit po e përmbyllim fazën e fundit të projektit më të madh të infrastrukturës që ka pasur Komuna e Gjilanit”, u shpreh tutje Haziri.

 

Ai theksoi se përderisa më herët Gjilani ka qenë i përjashtuar nga investimet e qeverisë, tash situata është krejt ndryshe.

 

“Gjilani ka qenë i përjashtuar nga investimet në vitet e kaluara, ndërkaq tash duke u kombinuar investimet e Komunës sonë me qeverinë dhe donatorët siç është qeveria zvicerane, gjermane etj., realisht ne po i

 


 

Kthehu mbrapa

Shto koment