Gjendja grafike e cila ekziston në Kadastër, me gjendjen tekstuale kanë dallime shumë të mëdha

02.07.2015 (komentet: 0)

 

Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Gjilan është në funksion të dhënies së shërbimeve më të mira për qytetarët e Gjilanit, në mënyrë që ata të pajisen me ndonjërin nga 39 produktet që i ofron kjo drejtori, thë ë konferencë për media, drejtori i kësaj drejtorie Sadudin Berisha.

 

Berisha ka thënë se për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015 janë pranuar mbi 10 mijë kërkesa ku të gjitha trajtohen dhe qytetarët marrin përgjigje brenda afatit ligjor.

“Efikasiteti në drejtorinë e Kadastrit ka një qëllim të vetëm, krijimin e lehtësirave dhe rregullimin e marrëdhënieve pronësoro – juridike të qytetarëve. Vetëm për këtë gjashtëmujor kemi pranuar mbi 10 mijë kërkesa, ku të gjitha janë shqyrtuar në bazë të afatit ligjor. Shumica e lëndëve të cilat janë të kompletuara, marrin përgjigje nga drejtoria jonë në dy javët e para. Gjatë sezonit veror ne do të shtojmë edhe më shumë dinamikën e punës, në mënyrë që bashkatdhetarët tanë pajisen me dokumentet e kërkuara sipas ligjit”, ka thënë ai.

Problem i Komunës së Gjilanit mbeten edhe më tutje shpronësimet, që është barrë për buxhetin e Gjilanit.
“Problem i madh për Komunën e Gjilanit ende mbetet puna e shpronësimeve. Janë rruga qarkore për të cilën vendimet janë nxjerrë para luftës dhe shpronësimet për pronat përgjatë trasesë nëpër të cilën kalon projekti i lumit Mirusha. Kjo shumë e parave është rënduese për buxhetin e Komunës së Gjilanit dhe për këtë kemi kërkuar nga kryeministri i vendit që të bëjë diçka në këtë drejtim”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Berisha, ka paraqitur edhe problemin tjetër me regjistrat kadastral të marrë gjatë luftës e të cilët në vete përmbajnë mbi 12 milionë dokumente të ndryshme, të cilat poashtu paraqesin një problem shumë të madh, ngase në Gjilan, zhvillimet faktike janë shumë më të mëdha se para vitit ’99.

Ai tha se në Komunën e Gjilanit gjendja grafike e cila ekziston në Kadastër, me gjendjen tekstuale kanë dallime shumë të mëdha.

Drejtori i Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronë ka përmendur edhe uzurpimet dhe bashkëpunimin që ka Komuna me organet e drejtësisë për zbardhjen e këtyre problemeve pronësore./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment