GIZ: Nazmi Musa, drejtori më i suksesshëm i arsimit në Republikën e Kosovës

04.03.2016 (komentet: 0)

 

Organizata e qeverisë gjermane GIZ ka shpërblyer sot me mirënjohje drejtorin e Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, duke e vlerësuar si drejtorin më të suksesshëm në Republikën e Kosovës.

 

Kjo mirënjohje iu dha drejtori Musa me rastin e ndarjes së 23  shpërblimeve për planet më të mira zhvillimore të shkollave të Gjilanit.

Me këtë rast, përfaqësuesja e organizatës GIZ, Dagmar Fuchs, ka thënë se angazhimi dhe puna që ka bërë GIZ me Komunën e Gjilanit, e në veçanti me fushën e arsimit është kohë e vëçantë punës për të, por edhe përvojë e mirë e vet organizatës, sepse sipas vlerësimit të GIZ, bashkëpunimi u bë me drejtorin që është më i suksesshmi në Kosovë.

“Gjilani është një Komunë shumë e fortë e Republikës së Kosovës. Falë menagjmentit shumë të mire, kjo përherë e më shumë del në pah. Një përkushtim i tillë vërehet edhe në sektorin e arsimit. Mund të them se drejtori Nazmi Musa, është shembull nga të gjithë drejtorët e arsimit në Kosovë, që është i përkushtuar për arritje të cilësisë në arsim dhe është punë e madhe e angazhimit që ai bënë në këtë fushë për këtë periudhë kohore. Janë bërë ndryshime të mëdha në menagjim dhe cilësi në këtë Drejtori dhe në përgjithësi në shkollat e Gjilanit”, ka thënë Fuchs,  duke inkurajuar që të vazhdohet edhe më tutje me këtë dinamikë, sepse sipas saj Musa është i ri në zemër dhe me energji të madhe në udhëheqje dhe profesion.

Ndërsa, Nazmi Musa, ka potencuar se ishte një kënaqësi e madhe që të jetë i angazhuar në bashkëpunimin me organizatën GIZ, duke potencuar se koha e bashkëpunimit ishte kohë e përfitimit të përvojave të mëdha lidhur me arsimin, falë edhe mbështetjes së madhe që i është dhënë sipas tij, nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për sektorin e arsimit dhe ngritjes së cilësisë në arsimin e Gjilanit

Kthehu mbrapa

Shto koment