Fjala e kryetarit të Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri në konferencën e sotme për media

06.12.2014 (komentet: 0)

 

Po e rikthejmë gradualisht formën dhe kulturën tonë të punës në mënyrë që t’ju njoftojmë rreth zhvillimeve dhe angazhimeve që Dega e LDK-së në Gjilan ka ndërmarrë gjatë këtij procesi politik që kemi kaluar të gjithë, në veçanti për rolin tonë në ndërtimin e institucioneve komunale, menaxhimin, angazhimeve konkrete që kemi në Komunë, duke e vlerësuar rolin e këshilltarëve komunal, të drejtorëve dhe rolin e kryetarit të Komunës. Një proces i cili do të zgjas brenda debatit në struktura, që përfshinë edhe takime me qytetarë.

 

Dega e LDK-së ne Gjilan, do t’i rikthehet të shtuneve me konferenca të rregullta, për të lajmëruar për politikat e ndryshme sektoriale dhe natyrisht ne, sipas vendimit të Këshillit të Përgjithshëm, do të fillojmë përgatitjet për zgjedhje të brendshme të LDK-së, që sipas orarit të dinamikës vendos kryesia dhe kryetari i LDK-së në të ardhmen. Por ne, sot i kemi njoftuar të gjitha strukturat tona që përfshijnë kryesinë e Degës, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

Jemi në proces të përfundimit të vlerësimeve, jemi në proces të ndërtimit të angazhimeve strukturore, në mënyrë që procesin e përgatitur mirë, ta kapitalizojmë me freskimin e strukturave dhe me hapjen e mundësisë që të gjithë ata që duan të jenë konkurrent, pjesëmarrës dhe të angazhuar, do ta kenë mundësinë dhe sigurinë tonë si Gjilan.

Jam jashtëzakonisht i lumtur që Gjilani i ka tre deputetë të LDK-së në Kuvend, është partia më e madhe e përfaqësuar. Janë tre deputetë që jetojnë dhe punojnë në Gjilan dhe në këtë rrafsh unë e shoh që bashkëpunimi i deputetëve nga të gjitha partitë politike në Gjilanit, do të ndihmojë realizimin e programeve që janë në interesin tonë. Po e përmendi me qëllim, duke besuar shumë që po i vije fundi procesit të rezultateve zgjedhore të 8 qershorit dhe besoj shumë që do të kemi Kuvend dhe Qeveri shumë shpejt dhe natyrisht do të duhej të merren veprime konkrete në mënyrë që ta përmirësojmë angazhimin tonë edhe në nivel qendror.

Jemi këtu, për të konfirmuar edhe njëherë mënyrën se si punon LDK dhe në shkallën e parë komisionet tona profesionale e kanë kryer pjesën e tyre, ndërsa tash jemi në nivel të strukturave vendim-marrëse dhe natyrisht në fund - Kuvendi.

Në 25-vjetorin e themelimit të LDK-së, Gjilani ka shumë arsye të krenohet me rezultate, sidomos për rikthimin në qeverisje lokale, me rikthimin e tre deputetëve në Parlament, nga dy sa kanë qenë dhe besojmë shumë që do t’i arrijmë objektivat tona në realizimin e ndryshimit të politikave diskriminuese në buxhet për Gjilanin dhe përmirësimin e kushteve dhe programit tonë.

Në qeverisjen komunale, ne nuk do të lejojmë të dështojë asnjë program sepse ne i kemi arritur t’i realizojmë objektivat në masë të madhe në infrastrukturë. Me buxhetin që e kemi pasur dhe që e kemi përmirësuar, subvencionet në bujqësi kanë mbuluar cdo aplikues, cdo kërkues dhe pak a shumë në tipin e modeleve tona në vendbanime e fshatra, në pjesët që ka mundësi të punohet më shumë, do t’i realizojmë.

Vështirësi të mëdha Gjilani ka edhe në projektet që kanë mbetur të parealizuara nga qeverisja e kaluar që nuk janë pak, janë 17 programe të parealizuara nga viti 2013, 2012 dhe 2011.

Janë dy programe të qeverisë së Kosovës të parealizuara, duke e përfshirë edhe ndërtesën e policisë dhe janë dy programe të Komisionit Europian, që përfshinë bibliotekën e qytetit dhe fushën e sportit. Nuk ka asnjë justifikim dhe asnjë mënyrë ligjore të arsyetohen këto vonesa dhe nuk mund të lejohet të dështojnë miliona euro që janë investuar në të kaluarën, për shkak të neglizhencës, vonesës, mospërfilljes së procedurave ligjore dhe për shkak të problemeve tjera që kanë dalë në ndërkohë. Po e përmendi me qëllim të tri kategoritë sepse edhe komuna me 17 programe edhe qeveria me 2 programe dhe Komisioni Europian, poashtu me dy programe, duhet definitivisht ta rikthejnë realizimin e këtyre projekteve në mënyrë që të shpëtohet ai investim që ka ndodhur dhe të kthehet besimi te njerëzit se ‘do të përfundohet njëherë e përgjithmonë një program’.

E dhimbshme është të përmendet, por Gjilani i ka varrezat e dëshmorëve pa u përfunduar dhe e ka projektin në hetime. 15 vite pas luftës, një problem i tillë të gjendet në një Komunë cfarë është Gjilanit, është jashtëzakonisht e dhimbshme.

Në anën tjetër, ne jemi angazhuar shumë që rastet sociale dhe politikat sociale, ku përfshihet banimi social, të vendoset si kategori dhe të jetë në fokus. Drejtoria për mirëqenie dhe shëndetësi primare do të forcohet në një drejtori, e cila politikën e banimit social e vendosë si kategori që do ta ketë kujdesin 365 ditë.

Falënderoj dhe njëherë qytetarët e Gjilanit për aksionin e madh që kanë ndërmarrë dhe ne tri shtëpi kemi filluar t’i ndërtojmë. Do të ndërhyjmë në renovimin dhe sanimin e gjendjes në shumë shtëpi. Edhe më tutje po vinë kërkesat e aplikacionet dhe natyrisht njerëzit kanë nevojë për mbështetjen e shtetit dhe të Komunës.  Do t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë dhe në fund, në ato raste ku ka nevojë, Komuna do të ndërhyjë edhe më pagesa për qiratë në banim social, në mënyrë që secili qytetar, secila familje, ta ketë ngrohtësinë e shtetit, e cila i ka munguar deri tash.

Me 24 dhjetor bëhet një vit, nga dita që unë kam marrë mandatin në emër të qytetarëve të Gjilanit dhe më lejoni t’i falënderoj në këtë datë të veçantë, para kohës, për një arsye: mbështetja e madhe qytetare për ndryshuar qeverisjen në këtë vit më ka dhënë mundësinë që përvec ndryshimit, të shoh edhe shumë probleme të tjera dhe përvec mundësisë të punoj cdo ditë përkundër vështirësive, ta shoh edhe angazhimin qytetar në realizimin e kërkesave të tyre.

Kam takuar në zyre afro 7000 qytetarë, të cilët kanë ardhur për problemet tyre dhe kryesisht, problemet kanë të bëjnë me punësim dhe me cështje sociale.

Vështirësitë në gjashtëmujorin e dytë kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha, falë pamundësisë që të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria e Republikës dhe ky vakum institucional, neve në Komuna na ka shkaktuar probleme serioze. Por, shpresojmë shumë që i ka ardhur fundi i këtij procesi dhe do të punojmë edhe në dhjetor, edhe gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të sanohet gjendja dhe t’i mbërrijmë angazhimet tona dhe detyrat tona që i kemi programuar për këtë vit.

Falënderimi dhe solidariteti i dytë është që Gjilani e ka përjetuar një ‘dietë’ të ashpër buxhetore, dhe Gjilani sidomos në kategorinë e konsumit ka limituar shumë veprimtaritë duke mos lejuar shpenzime cfarë ka ndodhur në vitin 2013 dhe ju e  dini që edhe ministria e financave dhe e Pushtetit Lokal e ka konfirmuar shqetësimin tonë, që Gjilani ka qenë kampion i komunave me shpenzime vjetore në ushqim. Ky problem është ndalë dhe nuk lejohet në asnjë mënyrë në Gjilan.

Më duhet ta paralajmëroj që Gjilani do ta ketë edhe një vit tjetër me dietë të ashpër buxhetore, në disiplinë të ashpër buxhetore sa i përket kategorisë së shpenzimeve, por do të rriten shërbimet dhe mallrat, në veçanti, kategoria e investimeve kapitale.

Ne e kemi përmirësuar sot për 4.2 milionë euro buxhetin nga vendimi i qeverisë në dalje, që përfshinë kategorinë e bujqësisë, arsimit, shëndetësisë primare dhe infrastrukturës. Do të punojmë shumë tash me deputetët e Gjilanit, që ta përmirësojmë edhe njëherë në Kuvend dhe besojmë shumë që do të lehtësohet angazhimi jonë sa i përket investimeve dhe kategoritë tjera.

Kthehu mbrapa

Shto koment