Finlandezja lajmëron rrejshëm , inskenon rastin.

15.04.2015 (komentet: 0)

Gjilan - Me datë: 09.04 2015 rreth orës: 14:15 ka ardhur në Stacionin Policor në Gjilan ankuesja A. P. e lindur (1993) me nënshtetësi Finlandeze, e cila raporton se me 07.04.2015 rreth orës: 21:00 në lagjen “Arbëria” në Gjilan, derisa ishte duke lëvizur në një hapësirë të errtë i kishin dalur në rrugë dy persona befasisht me ç`rast i kishin marrë me forcë nga duart çantën në brendi të së cilës kishte: Një Llaptop të llojit Macbook Pro Retina13 me vlerë prej 1500€ dhe * Një telefon Iphone 6 plus Golg 64 GB me vlerë prej 1000€.

Rasti nuk është paraqitur në polici natën kritike, por është paraqitur dy ditë më vonë.
Ankuesja është intervistuar dhe është kompletuar rasti si ,,Grabitje”.

Pas një pune operative hetimore, mirë të organizuar Policia e Kosovës, njësitet hetuese nga stacioni Policor në Gjilan, me 14.04.2015 kanë ftuar në intervistë ankuesen tani në cilësi si të dyshimtë në lidhje me rastin, dhe gjatë intervistimit kemi kuptuar se bëhet fjalë për një lajmërim të rrejshëm dhe inskenim të veprës si ,,Grabitje” kinse , ku si pjesëmarrës i kësaj vepre ishte edhe bashkëshorti i saj F. A.,

Në prezencën e Mbrojtësve te tyre, tani dy të dyshuarit janë intervistuar, ku janë gjetë dëshmi të qëndrueshme, se rasti ka qenë inskenim dhe në as një rrethanë nuk ka pas të bëjë me ‘Grabitje’, dhe rasti riklasifikohet nga prokurori si vepër penale ,,Lajmërim apo Kallëzim i Rremë”.

Me urdhër te Prokurorit të shtetit ndalohen dy të dyshimtit burrë dhe grua F. A. dhe A. P. Në Qendrën e ndalimit për 48 Orë.
Rasti procedohet në Prokurori./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment