Filloi manifestimi "Flaka e Janarit 2015"

14.01.2015 (komentet: 0)

 

Manifestimi "Flaka e Janarit 2015" që sivjet mbahet në përkujtim të 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit, fillon sot më 14 janar dhe përmbyllet me 31 janar, ditë këto që do të jenë të mbushura me homazhe e akademi përkujtimore si dhe me aktivitete kulturore, letrare e artistike, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit. Drejtuesit ko,mural thonë se gjithçka është gati për fillimin e mbarë të këtij manifestimit.

 

 

Programi i Manifestimit

 

14 JANAR 2015

 

*Vizitë në FSK – Garnizoni Gjilan (Ora 10:00, vendi: Kazerma e FSK – Gjilan)
*Homazhe te Varrezat e dëshmorëve dhe lapidarët në qytet (Ora:11:00, vendi: Varrezat e Dëshmorëve)
*Pritje nga kryetari i Komunës për familjet e dëshmorëve (Ora 12:00, vendi: salla e K. Komunal)
*Ndezja e Flakadanit (Ora 17:00, vendi: Platoja para Teatrit)

 

17 JANAR 2015
PENELI i FLAKES 
*Ekspozitë kolektive e arteve pamore 
*Shpallja e fitueseve të konkursit (Ora 17:00, vendi: Galeria e Qytetit).

19 JANAR, 2015 
XIXAT E FLAKËS 
*Festivali i muzikës për fëmijë (Ora 14:00, vendi: Salla e Teatrit)

 

21 JANAR 2015
Akademi përkujtimore për presidentin Dr. Ibrahim Rugova (Ora 16:00, vendi: Salla e Teatrit)

22 JANAR 2015
AKADEMIA E FLAKES
* Në përkujtim të 70–vjetorit të Masakrës së Gjilanit 1944/45 (Ora 16:00, vendi: Salla e Teatrit)

23-28 JANAR 2015
TALIA E FLAKËS 
*Festivali i Dramës Shqipe - Trupat Teatrore nga të gjitha trojet shqiptare (Ora: 19.00, vendi: Salla e Teatrit)

30 JANAR 2015
Ora e madhe letrare dhe shpallja e rezultateve të konkursit shpërblyes (Salla e K. Komunal, ora 16:00)

 

31 JANAR 2015 
FEST FLAKA 
*Festivali i muzikës popullore (Salla e Teatrit, ora 19:00).

Kthehu mbrapa

Shto koment