Fidan Sejdiu, pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21

22.01.2016 (komentet: 0)

Fidan Sejdiu, futbollist i Dritës pret që t’i jepet rasti në këtë turne për të dëshmuar cilësitë e tija prej një lojtari të jashtëzakonshëm me potencë të madhe sulmuese, gjuajtje të forta dhe mbizotërues në lojën në ajër, falë shtatlartësisë së tij.

Fidan Sejdiu, lojtar i Dritës së Gjilanit, është shpresa e futbollit gjilanas. I rritur në Akademinë e Klubit të Futbollit Drita, shtatlarti Fidan Sejdiu ka kaluar të gjitha kategoritë e reja, për t’u bërë pjesë e ekipit të parë të Dritës. Paraqitjet e tija të pëlqyeshme, nuk i kanë shpëtuar syve të selektorëve të Kosovës, të përfaqësues U-21, andaj shtabi teknik në krye me Rafet Prekazin dhe trajnerët Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica e panë të udhës që Fidanin t’a thërrasin në përfaqësuesen U-21, e cila tashmë është akomoduar në Kompleksin Sportiv “Arcadia” dhe do t’i zhvilloj disa ndeshje miqësore kundër Bahrejinit, Shqipërisë, Arabisë Saudite, Azabajxhanit dhe Ukrainës.

 

Në ekipin kosovar po mbretëron një atmosferë e jashtëzakonshme, kurse Fidan Sejdiu, futbollist i Dritës pret që t’i jepet rasti në këtë turne për të dëshmuar cilësitë e tija prej një lojtari të jashtëzakonshëm me potencë të madhe sulmuese, gjuajtje të forta dhe mbizotërues në lojën në ajër, falë shtatlartësisë së tij.

 

“Është nder për mua që të jem pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës. Do të jap maksimumin nga vetja me qëllim që të paraqitem sa më mirë në këtë turne”, thotë nëntëmbëdhjetëvjeçari Fidan Sejdiu, i cili bashkë më shokët e tij po stërvitet në Turqi në kompleksin e mrekullueshëm të “Arcadia”, ku ka tetë fusha futbolli, të cilat ofrojnë kushte të jashtëzakonshme për punë dhe për stërvitje.

 

Talenti i këtij lojtari ishte parë qyesh herët, andaj vite më parë ishte zgjedhur shpresa e futbollit gjilanas, gjë të cilën ai e vërtetoi më vonë e po e vërteton edhe tashti. Ky lojtar ende pa e mbushur moshën e pjekurisë kishte qenë pjesë e ekipit të parë të klub it të futbollit Drita nga Gjilani e ai këtë e dëshmoi edhe tashti, kur është ftuar në përfaqësuesen e Kosovës U-21 dhe është një ndër lojtarët e vetëm nga Anamorava e më gjerë që është ftuar në këtë përfaqësuese.

 

Për Fidan Sejdiun do të dëgjohet e flitet edhe në vitet në vijim, ngase ky futbollist ka çka t’i jap futbollit kosovar.

 

Tashmë Kosova U-21 ka zhvilluar ndeshjen e parë dhe ka barazuar me Bahrejnin me rezultat 0:0, një ndeshje të pëlqyeshme në të cilën ekipi kosovar pati rastet e veta, bile në njërin nga to qëlloi edhe shtyllën, por besohet se krejt ndryshe do të jetë në ndeshjet e radhës./2L ONLINE/

Kthehu mbrapa

Shto koment