Faton Bislimi në “Lagjën e Vishnjeve”

27.10.2013 (komentet: 0)

Gjilan, 27 Tetor 2013—Në “Lagjën e Vishnjeve”, sot Faton Bislimi, kandidat për kryetar komune nga rradhët e Koalicionit për Gjilanin, bashkëbisedoi me të pranishmit, ku edhe shpalosi programin e tij qeverisës për katër vitet në vijim.

 Faton Bislimi  në “Lagjën e Vishnjeve”



“Eshtë e papranueshme që katërmbëdhjetë vite pas luftës, qeverisjet e njëpasnjëshme locale që kemi patur ende nuk kanë zgjidhur edhe problemet bazike me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë, si kanalizimi, uji, rrugët, trotuaret, e ndricimi publik, sikur edhe shkollat në tri ndërrime, etj,” tha Bislimi. “Sot, ne më shumë se për gjithëcka tjetër, kemi nevojë për punësim dhe zhvillim ekonomik. Në katër vitet e qeverisjes sonë, nevojat bazike infrastruturore do të jenë punë të kryera e të harruara njëherë e mire,” shtoi Bislimi. 

Banorët e pranishëm në takim shfaqën zhgënjimin e tyre me qeverisjen e deritanishme dhe përkushtimin për ndryshim thelbësor, dhe për t’I dhënë shancë ardhmërisë dhe jo riciklimit politik.

Kthehu mbrapa

Shto koment