EULEX ka aktakuzë ndaj Lutfi Hazirit për ‘Fabrikën e Radiatorëve’?!

10.04.2014 (komentet: 0)

Në vazhdën e aktakuzave të ngritura nga ana e EULEX-it ndaj përfaqësuesve aktual politik për keqpërdorime të pozitës zyrtare gjatë pozitave udhëheqëse paraprake, një e tillë pritet të ngritet edhe ndaj Lutfi Hazirit, aktualisht kryetar i komunës së Gjilanit.

 

Sipas burimeve të publiku.net, në EULEX ekziston një dosje ndaj Hazirit lidhur me një transaksion që ka të bëjë me privatizimin e Fabrikës së Radiatorëve, gjatë kohës sa ai kishte qenë ministër i Pushtetit Lokal.
 
I kontaktuar nga publiku.net, Haiziri një gjë të tillë e ka hedhur poshtë duke mohuar kategorikisht çdo akuzë ndaj tij.
 
“Jo, nuk jam i informuar për një gjë të tillë. Ka ekzistuar kjo çështje dhe është mbyllë në vitin 2010. Absolutisht jo, as nuk do të ndodhë por është një spekulim”, ka thënë Haziri.
 
Gjithashtu, sipas burimeve të publikut, merret vesh se ka pasur edhe një ndërhyrje nga instancat më të larta shtetërore për mosarrestimin e Hazirit për akuzat e lartpërmendura. Madje ‘kjo ndërhyrje’ në ndihmë z. Haziri ka radhur nga personalitete të partive tjera politike e jo nga LDK së cilës i përket kryetari aktual i komunës së Gjilanit.
 
Mirëpo në parashtrimin e kësaj pyetje nga Publiku.net, z. Haziri e ka mohuar sërish informacionin e tillë duke e quajtur atë si një spekulime.
 
I pyetur, nëse z. Haziri do të ballafaqohet me këtë aktakuzë a është i gatshëm të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Komunës së Gjilanit, gjithnjë në rastye se do të ngritët aktakuza ndaj tij, Haziri nuk ka dashur të komentojë një gjë tillë për faktin se “nuk do të ndodhë asnjë lloj hetimi” ndaj tij.
 
“Kjo çështje është tash krejt në dorë të tjetër kujt dhe nuk ka të bëjë me mua dhe as nuk ka pasur të bëjë”.
 
Haziri më tej ka thënë se duke konsideruar se nuk do të jetë pjesë e hetimeve për transaksionin në fjalë, ai nuk frikohet nga ndonjë arrestim i mundshëm./standardi.info/

Kthehu mbrapa

Shto koment