Edhe Sabit Rexhepi braktisi PDK-në, kalon në Vetëvendosje

02.05.2014 (komentet: 0)

Sabit Rexhepi, veprimtar qysh prej ditëve të para iPDK-së, kryetar për disa vite në nëndegët përkatëse dhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së së Gjilanit, ka braktisur përfundimisht këtë subjekt politik, për të kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje.

 

Ai ka bërë të ditur se pas 15 vitesh kontributi të dhënë në këtë subjekt politik nga sot më nuk është pjesë e strukturave të PDK-së së Gjilanit dhe se tani e tutje kontributin e tij politik do ta jep si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra Gjilan.
Rexhepi ka thënë se ka një mori arsyesh pse ka ndërmarrë një hap të tillë. Ai thotë të jetë tejet i pakënaqur me zhvillimet në PDK, por edhe në përgjithësi me zhvillimet politike në vend.

Rexhepi që vjen edhe nga kategoria e ish të burgosurve politik, aktualisht drejton Shoqatën e ish të Burgosurve Politik, Dega në Gjilan shprehet i pakënaqur me gjendjen aktuale politike dhe ekonomike ne vend dhe për këtë ai bënë fajtor të gjitha qeverisjet e deritanishme që e kanë drejtuar vendin.

Sipas tij, kalimi në Vetëvendosje është bërë pa asnjë kusht dhe pa asnjë interes personal, por thjeshtë për të thënë kontributin e tij politik në të mirë të përgjithshme të vendit sepse mendon se për dallim prej subjekteve tjera që kanë bërë gabime dhe lëshime të mëdha ne dëm të vendit, Vetëvendosje është ajo që do t’i çoj proceset përpara në të mirë të vendit.

Duke kritikuar mos unitetin e politikanë tanë lider, Rexhepi ka thënë se ka pas respekt shumë të madh për liderët si Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Ramush Haradinajn... por se, siç u shpreh ai, ata sikur i kanë harruar thuprat e Skenderbeut.

Rexhepi mendon se Kosova sot ka nevojë për një elitë politike të re , asaj i duhet kjo elitë për të çuar vendin përpara dhe kjo sipas tij është Vetëvendosje.

E përveç tij, në Vetëvendosje ka aderuar edhe Shemsedin Hoxha, një ish i burgosur politik i cili tha se ka qenë deri m sot simpatizant i PDK-së por se nga sot iu është bashkuar Lëvizjes ku do ta jep kontributin e tij sepse i beson programin dhe vizionit të këtij subjekti.

I pari i Vetëvendosjes në Gjilan, Ismajl Kurteshi i ka dëshiruar mirëseardhje edhe Rexhepit edhe Hoxhës duke thënë se numri i të interesuarve për ta përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje por edhe për të qenë pjesë e saj aktive po rritet për çdo ditë.

“Shumë të ri e të reja, nxënës, student, intelektual e ekspert të lëmenjve të ndryshme, bujq e pensionistët po i bashkëngjiten Lëvizjes ton të përbashkët me qëllim që Kosovën ta bëjmë si Prishtinën, të vejmë rend e rregull, ta shpëtojmë vendin ton nga kaosi i përgjithshëm dhe degradimi i mëtutjeshëm”, ka thënë Kurteshi.

Sipas tij, nga anëtarësimet e shumta që ndodhën ditëve të fundit është edhe anëtarësimi i dy veprimtarëve të çështjes kombëtare i Sabit Rexhepit, kryetar i shoqatës së të Burgosurve Politik dhe i Shemsedin Hoxha, ish i burgosur politik, të cilët të pakënaqur me rrjedhat politike dhe ekonomike në vend janë bërë pjesë aktive e Lëvizjes Vetëvendosje. /2lonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment