Edhe një muaj ujë! Aplikohen reduktimet (vendbanimet dhe orari)

03.02.2014 (komentet: 0)

Drejtues të Kompanisë Rajonale për Ujë “Hidromorava”, kanë njoftuar për aplikimin e reduktimeve më të ashpra që kanë filluar t’i ndërmarrin si masë për të dal nga gjendja e rëndë, për shkak të situatës së vështirë në të cilën ndodhet qyteti i Gjilanit sa i përket furnizimit të qytetarëve me ujë të pijes, sidomos pas kësaj periudhe pa reshje.


Aktualisht niveli i ujit në Liqenin e Përlepnicës që njëherësh është edhe burimi kryesor i furnizimit me ujë për qytetin ka rënë shumë dhe mungesa e të reshurave atmosferike po e vështirëson akoma  këtë gjendje

Fillimisht, nga sot, për pesë ditë me radhë do të aplikohet ky orar i reduktimeve për këto lokalitete edhe atë duke filluar nga ora 08:00 deri në orën 16:00

Përlepnicë
Shillovë ( të dyjat)
Velekincë
Livoç i Ultë
Kufcë e Ultë
Kufcë e Epërme dhe
Zabel i Sahit Agës

Përndryshe, drejtues të Hidromoravës kanë apeluar për shfrytëzim sa më racional të ujit të pijes dhe të mos e keqpërdorin, ndërsa kanë mbuluar qytetin me posterë, në të cilën paralajmërohet se nëse vazhdon kjo gjendje, ujë të pijes nga Penda e Përlepnicës mund të ketë vetëm edhe për një muaj, andaj apelohet për kujdes maksimal gjatë përdorimit të ujit.

Kthehu mbrapa

Shto koment