Edhe AKR dega në Gjilan del me listën e kandidatëve për deputet

15.05.2014 (komentet: 0)

Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan i ka përzgjedhur emrat e kandidatëve të mundshëm për listën e deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, që i propozohen AKR-së në Qendër, që të përpilohet pastaj lista e përgjithshme me kandidatët për deputet, me të cilën subjekti ynë politik do të garojë në zgjedhjet e parakohshme nacionale që do të mbahen me 8 qershor.

 

Në takimin e mbrëmshëm të  Kryesisë së AKR-së  dega në Gjilan, u dhan propozimet e kandidatëve të cilat u votuan unanimisht, e ata janë:  Agim Rexhepi jurist, kryesues i trupit koordinues  i degës në Gjilan, Ismet Hajdini Dr, i Stomatologjisë, këshilltar komunal dhe anëtarë i trupit koordinues në kryesi, Tefik Ibrahim, jurist , anëtar i trupit koordinues në kryesinë e degës, dhe ish këshilltar komunal,  Msc. Ilir Morina anëtar i trupit koordinues në kryesi ,  Prof. Izeir Hyda, anëtarë i kryesisë së degës , dhe Merita Hyseni vijon studimet për master në ekonomi, anëtare e kryesisë dhe anëtare e këshillit të përgjithshëm të AKR-së.

Kryesia e AKR-së në Gjilan pret  që emrat e propozuar në nivel qendrorë  ku do të përpilohet lista  me të gjithë kandidaturat  përfundimtare të merret parasysh  kandidatët  e propozuar  për përbërjen e ardhshme  të Parlamentit të Republikës së Kosovës.

/Zyra për informim e AKR-së dega në Gjilan/

Kthehu mbrapa

Shto koment