Dyert e Administratës të hapura tani edhe përgjatë kohës së pauzës

27.02.2014 (komentet: 0)

 Dyert e Administratës Komunale  nuk do të mbyllen nga sot më as përgjatë periudhës së pauzës  prej orës 12:00 deri më 13:00, por se të gjitha sportelet do të jenë në shërbim të qytetarëve të cilët edhe përgjatë kësaj kohe  do të mund të kërkojnë shërbime prej administratës. 

 


Kështu ka bërë të ditur për Portalin 2lonline, Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë  së Administratë së komunës së Gjilanit. Sipas tij, për punëtorët e administratës do të rregullohet pauza pjesë – pjesë,  kështu që dhe ata do ta shfrytëzojnë të drejtën e pauzës por edhe qytetarëve nuk do t’u mbyllet më dera në këtë interval kohor por ata mund t’ i marrin shërbimet që i ofron Administrata.

Ky vendim i tij, sipas Gagicës është marrë për shkak të tollovive që po krijohen , pasi po grumbullohen qytetarët përgjatë kësaj kohe dhe  se për të  eliminuar këtë dhe për të mundësuar që ata në vazhdimësi të kryejnë punët, është ndërmarrë një hap i tillë. 

Po ashtu, kjo kohë është e mirë edhe për të gjithë ata zyrtarë komunal që punojnë në institucione tjera, që e kanë kohën e pauzës në intervalin e lartpërmendur,  të vijnë e ti kryejnë punë e tyre.

Kthehu mbrapa

Shto koment