Ditët e lirisë në Gjilan vazhdojnë me festivalin “Gurra popullore”

13.06.2015 (komentet: 0)

 

 Në kuadër të aktiviteteve kushtuar ditëve të lirisë, që në Gjilan kanë filluar më 11 qershor dhe do të përmbyllen, të hënën, me 15 qershor, kur kremtohet edhe dita e çlirimit, të shtunën në mbrëmje është hapur Festivali i këngës dhe valleve “Gurra popullore”.

 

Në këtë festival po marrin pjesë ansamble nga Kosova, Shqipëria, Presheva dhe trojet tjera shqiptare, ndërkohë që natën e dytë pritet të vijë edhe një grup muzikor nga Turqia.

Festivalin, që mbahet në sheshin “Agim Ramadani”, para teatrit të qytetit, e ka hapur ansambli “Gjilani”, për të vazhduar me grupet nga Obiliqi, Artana dhe të tjera.

Manifestimet për ditët e lirisë, të dielën vazhdojnë me “Trekëndëshin poetik të paqes” dhe festivalin “Gurra popullore”, nata e dytë, ka thënë Bujar Haziri, shef i Njësisë për Kulturë, Rini e  Sport.

Kthehu mbrapa

Shto koment