Digjitalizohet administrata edhe për vajtje-ardhjet e punëtorëve

24.05.2015 (komentet: 0)

Nën udhëheqjen e kretarit të komunës Lutfi Hazirit, është mbajtur mbledhja e bordit të drejtorëve, ku janë diskutuar çështje të rëndësishme për funksionimin sa më të mirë të gjitha sektoreve komunale.

 

 

Kryetari Haziri tha se Komuna po bënë punë të mirë në shërbim të qytetarëve, ndërsa pohoi se është i kënaqur që tashmë është digjitalizuar e tërë administrata komunale, që përfshinë të gjitha drejtoritë dhe sektoret, sa i përket vajtje-ardhjet e punëtorëve.

 

Në takimin e bordit është diskutuar edhe për projektet e mëdha të cilat kanë nisur dhe të tjerat që do të nisin në qershor, ndërsa kreu i Komunës tha se duhet të rritet mbikëqyrja në projekte për të pasur punë sa më kualitative, sikurse edhe forcimi i disiplinës në punë.

 

Gjithashtu, kryetari Haziri ka kërkuar nga vartësit e tij që të bëjnë implementimin e fondit të solidaritetit për ndërtim shtëpish, meremetim, e pagesë të qirasë sipas kërkesave të qytetarëve, meqë tashmë kushtet e mira atmosferike e mundësojnë këtë.

 

Drejtorët komunal u zotuan se do t’i kryejnë të gjitha detyrat e dala nga mbledhja e sotme në shërbim të qytetarëve të Gjilanit, për t’ua bërë jetën më të mirë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment