Dhjetëra projekte të vogla për krijim të hapësirave për këmbësorë në qytet e fshatra

23.07.2017 (komentet: 0)

Dhjetëra projekte të vogla për krijim të hapësirave për këmbësorë në qytet e fshatra

 

Komuna e Gjilanit është duke i realizuar dhjetëra projekte të vogla infrastrukturore për krijim të hapësirave më të mira për qytetarët.

 

Bëhet fjalë për ndërtim të trotuareve në qytet e fshatra, asfaltim të rrugicave e vendndalime për taksitë, të cilat janë shumë të nevojshme për qarkullimin më të mirë të qytetarëve, thonë drejtuesit e Komunës së Gjilanit.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vlerësuar lartë realizimin e këtyre projekteve të vogla, të cilat janë pjesë e katërshes së madhe inftrastrukturore.

“Tashmë nuk do të ketë parkim të veturave para stacionit të policisë. Këtë vend e kemi shndërruar në trotuar modern dhe vendndalim për taksitë. Jam i kënaqur që jemi në përfundim edhe të dhjetëra projekteve të tjera të vogla në zonën urbane dhe në fshatra, por shumë të rëndësishme për qarkullim më të mirë të qytetarëve”, ka thënë Haziri.

Haziri tha se Komuna së shpejti do ta përmbyllë fazën e parë të infrastrukturës nëntokësore, për të vazhduar me projekte tjera të multimilionëshe.

Kthehu mbrapa

Shto koment