Deri në fund të muajit dihet përfaqësuesit për Kuvend Komunal dhe emri për kryetar të Komunës

12.07.2017 (komentet: 0)

LDK e Gjilanit drejt përmbylljes së debatit të brendshëm, në fund të muajit bëhet publik kandidati konsensual për kryetar komune

 

LDK e Gjilanit drejt përmbylljes së debatit të brendshëm, në fund të muajit bëhet publik kandidati konsensual për kryetar komune

 

 

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan është drejt fundit të debatit të brendshëm pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe fillimit të zbatimit të politikave lokale për Gjilan.

 

Të gjitha organet e Degës, nëndegëve dhe forumeve, kanë marrë pjesë në debat dhe rekomandimet e dala do ta fuqizojnë rolin e qytetarit nën udhëheqjen e LDK’së.

 

LDK njofton opinionin se deri në fund të muajit do të punohet me lagje, fshatra, grupe të interesit, e OJQ, me qëllim të finalizimit të listës përfaqësuese për Kuvend Komunal dhe emrit konsesual për nominimin e pritur për kryetar të Komunës nga radhët  e rugovistëve

Kthehu mbrapa

Shto koment