Dënim me kusht për doktoreshën

12.01.2014 (komentet: 0)

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me burg prej gjashtë muaj me kusht për një vit doktoreshën Nakije Baliu mjeke - pediatre në spitalin Gjilanit. Baliu ka mohuar veprën e shpërdorimit të detyrës zyrtare apo autorizimit , por gjykatësi Afrim Shala i cili këtë rast e ka rigjykuar , ka shqiptuar këtë masë pas shtjellimit të provave. Gjykata Themelore në Gjilan pas shumë seancave gjyqësore në rastin e kthyer në rigjykim të doktoreshës Nakije Baliu me profesion pediatre në Spitalin e Gjilanit e ka shqiptuar masën e dënimit me burg gjashtë muaj, me kusht për një vit, raporton rajonipress.


Afrim Shala kryetar i trupit gjykues këtë vendim e ka marrë pasi ka shtjelluar provat dhe janë dëgjuar dëshmitarët e propozuar nga prokurorja Rabije Jakupi.

Sipas aktakuzës Baliu akuzohej se më 13 mars 2010 në repartin e pediatrisë me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ose për tjetrin, me dashje ka tejkaluar kompetencat pasiqë obligon një pacient të blejë në barnatore një terapi e cila ishte në fletën esenciale.

Nakije Baliu ka mohuar veprën kategorikisht duke thënë se gjatë punës së saj profesionale është përpjekur të jetë në shërbim të pacientëve./rajonipress/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment