Dëmet nga përmbytjet në Gjilan janë të mëdha

01.08.2014 (komentet: 0)



 
Halit Rexhepi drejtor për mbrojtje dhe shpëtim duke folur për dëmet nga vërshimet që kapluan të enjten Gjilanin tha se ato janë të mëdha dhe kryesisht është goditur ekonomia familjare, objektet private, por ka edhe biznese. Vetëm të enjten zyrtarët komunal kanë intervenuar në 32 raste tha Rexhepi.

Vërshimet e së enjtes në Gjilan kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe të paimagjinueshme në ekonomitë familjare dhe bizneset e Gjilanit. Tashmë komuna e Gjilanit ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve derisa qytetarët shumë pak kanë paraqitur rastet tek ky komision raporton rajonipress.

Halit Rexhepi drejtor për mbrojte dhe shpëtim tha për rajonipress se dëmet konsiderohen të shumta dhe ne po bëjmë çmos që nga tereni të incizojmë dhe identifikojmë tërë gjendjen pastaj të bëjmë një vlerësim real” tha Rexhepi.

Rexhepi tha se kryesisht vërshimet kanë prekur ekonomitë familjare, objektet private dhe podrumet duke mos përjashtuar as bizneset.”Vetëm të enjten kemi intervenuar në 32 raste me kërkesën e qytetarëve. Ne jemi në gjendje gatishmërie edhe sot” tha Rexhepi.

Rexhepi tha se pa ndihmën e Qeverisë është e pamundur që të mbulohen të gjitha këto dëme. “Qeveria tani nuk duhet të rrijë duarkryq, por duhet të intervenojë në Gjilan sepse nevojat janë të shumta” tha Rexhepi.

Ndryshe qytetarët ende hezitojnë të prezantojnë dëmet tek komisioni pasiqë gjendja në teren duket shumë e rëndë. Shumë biznese tashmë kanë të djegura pajisjet e tyre derisa zyrat nga uji i madh u janë bërë të papërdorshme./rajonipress/

Kthehu mbrapa

Shto koment