Dega e LDK-së në Gjilan i jep mbështetje të fuqishme kryeministrit Mustafa

14.12.2014 (komentet: 0)

 

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, nën udhëheqjen e kryetarit Lutfi Haziri, sot ka mbajtur takimin e rregullt me strukturat e saj, duke përfshirë Kryesinë, kryetarët e Nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë.

 

Strukturat e LDK-së në Gjilan i kanë dhënë mbështetje të fuqishme kryeministrit të Republikës së Kosovës Isa Mustafa, për implementimin e programit të koalicionit qeverisës.

Gjithashtu, të gjitha strukturat kanë kërkuar nga deputetët e LDK-së së Gjilanit që të jenë unik në përfaqësimin e votës qytetare të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Poashtu, në takimin e sotëm strukturat e LDK-së në Gjilan edhe njëher rikonfirmuan mbështetjen e fuqishme për kryetarin Lutfi Haziri, për punën e madhe që po e bënë për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Gjilanit, thuhet nëkomunikatën e elëshuar nga zëdhënsja e LDK, Saranda Bllaca./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment