Dega e AKR-së në Gjilan ka hapur fushatën zgjedhore para shumë aktivistëve të saj

29.05.2014 (komentet: 0)

 

 

Në katër qendrat e Kosovës në mënyrë të përnjëhershme Aleanca Kosova e Re, bëri hapjen e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare. Për here të pare u bë një hapje e tillë e ndërlidhur me katër qendra; në Prishtinë, Mitrovicë. Gjilan dhe  nga Gjakova.

 

 

Fushata u hap paraprakisht nga Prishtina, mandej nw Gjilan fushatën e hapi Fadil Ismajli ministër në detyrë në qeverinë e Kosovës. Nga Mitrovica  audotoriumit iu drejtua Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Mitrovicës, nga Gjakova, Mimoza Kusari dhe nga Kryeqyteti Presidenti Behxhet Pacolli.

Fadil Ismajli duke folur në emër të AKR tha se AKR do ta marrë qeverisjen e vendit sepse ajo tashmë është dëshmuar se ka njerëz, ka kapacitete dhe ka kuadro të dëshmuara. E kemi shkruar qartë si do të arrijmë këtë synim tonin. Ky synim dhe koncept yni realizohet përmes programit të AKR-së, që parasheh punësim real, zhvillim ekonomik i cili do të sjell mirëqenie sociale”,

Ismajli tha se AKR ka një program real dhe ky program nuk është program i dëshirave, por është program i realitetit dhe i të vërtetave. “AKR është për shtet ligjor dhe shtet të së drejtës. AKR do t`i arrijë këto synime, por ne nuk premtojmë shifra astronomike ashtu siç po thuhet nga subjektet tjera. Oferta e AKR dallon nga partitë tjera sepse programi i AKR-së është program që i dedikohet qytetarëve të saj” tha Ismajli.

Ismajli tha se befasohet me premtimet e të tjerëve të cilët buxhetin e shtetit e shohin si një thes dhuratash të babadimrit.

Ismajli tha se AKR promovon të drejtat sociale, integrimin, diasporën. “Është program i dizajnuar dhe i udhëhequr nga njeriu që ka ekspertizën, ka përvojën dhe botën e biznesit.
Si është e mundur që Kosova të jetë shteti më i varfër, dhe përgjigja nuk është e vështirë sepse Kosovës i ka munguar një qeverisje e vërtetë e bazuar në dije dhe eksperiencë.
AKR ka dëshmuar se ka njerëz profesional dhe AKR është garancia më e mirë për investime” tha Ismajli.

Ismajli tha se Anamorava është anashkaluar nga të gjitha qeveritë, por me AKR në krye Anamorava e Gjilani do të zhvillohen e ndihmohen në të gjitha aspektet sepse Gjilani meriton një tretman më të ndershëm tha ai.

Kthehu mbrapa

Shto koment