“ÇUDAT” E BEGZAD SINANIT, EMËRON EDHE NËNKRYETAR EDHE ZËVENDËSKRYETAR NË KAMENICË

11.01.2014 (komentet: 0)

Kryetari i ri i Kamenicës, Begzad Sinani i PDK’së po e nis mandatin edhe me një “çudë” që nuk është parë deri tash në komunat e tjera. Ëshët raportuar që në kryetarët e ijnë, për shkak të ndarjes së pushtetit me koalicione kanë emëruar kundërligjshëm më shuam se sa një nënkryetar, por Sinani në Kamenicë ka gjetur zgjidhje tjetër, ai ka emëruar një zëvendëskryetarë.

Jeton Biqkaj shef i grupit të këshilltareve të LDK-së në Kamenicë tha për rajonipress se zgjedhja e organeve të Asamblesë dhe ndryshimi i statutit u përshkruar me shkelje të mëdha ligjore. Biqkaj tha se për këto mangësi e ndërhyrje ligjore do të njoftojnë MAPL.

“Kuvendi shkeli ligjin kur votoj për ndryshim të statutit të komunës i cili sipas ligjit për qeverisje lokale dhe statutit të komunës duhet të dal në debat publik”. Kështu vlerëson për rajonipress Jeton Biqkaj shef i grupit të LDK-së në Kamenicë, raporton rajonipress.

Biqkaj tha se edhe emërimi i nënkryetarit për komunitete dhe zëvendës kryesuesit për komunitete që nuk i plotësojnë kushtet për t`i pasur këto pozita pasi Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale thotë se duhet së paku 10% të jenë komunitet i caktuar për tu emëruar në këto pozita sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011 në Kamenicë komuniteti serb ka rreth 4.5% të popullsisë.

Sipas Biqkajt skandaloze ishte edhe fakti kur nga ana e kryetarit Begzad Sinani, në kuvend u dha njoftimi se ka emëruar një zëvendëskryetar komune dhe një nënkryetar ku i bije që komuna e Kamenicës i ka tre nënkryetar e që është shkelje e ligjit mbi Vetëqeverisjen Lokale dhe vet statutit të komunës, ku parashihet që komuna të ketë vetëm një nënkryetar komune ka sqaruar Biqkaj.

Biqkaj tha se për të gjitha këto shkelje do ta njoftojnë Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.”Besoj se MAPL do të reagojë dhe evitojë këto shkelje ligjore” tha Biqkaj.

Kthehu mbrapa

Shto koment