Burri i deputetes së PD'së kërcënon ish-kryetarin e kësaj partie në Gjilan për një status në Facebook

02.01.2015 (komentet: 0)

 

Ilir Murtezi, burri i deputetes së PD'së, Labinota Murtezi, e ka kërcënuar të premten ish kryatarin e PD Arianit Sllamnikun.

 

Këtë për Express e kanë bërë të ditur burime brenda Policisë në Gjilan pasi që nga stacioni policor aty ka dalë Sllamniku që e hapi një rast kërcënimi.

Burimet thotë se ai ka marrë kërcënim serioz nga Ilir Murtezi pasi që publikisht (në Facebook) ka reaguar kundër një votimi në Kuvendin e Kosovës ku u votua kundër njohjes së stazhit të punës, një votim ku kundër kanë votuar edhe disa deputetë nga Anamorava.

Sllamniku ish-kryetar i PD'së në Gjilan dhe mëvonë edhe themelues i iniciativës qytetar LIZ.

/gazetaexpress/

Kthehu mbrapa

Shto koment