Bunjaku Rexhepi: Studentët kanë luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha proceset e shtetndërtimit

04.02.2015 (komentet: 0)

uspe
 Organizata studentore Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE) ka shënuar sot në pesë vjetorin e themelimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ka marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuevndit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila iu uroi suksese të mëtejshme USPE-së. “Është në privilegjin tim që të […]
 
 

 

Organizata studentore Unioni i Studentëve Pro Europian (USPE) ka shënuar sot në pesë vjetorin e themelimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku ka marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuevndit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila iu uroi suksese të mëtejshme USPE-së.
“Është në privilegjin tim që të marrë pjesë sot në këtë pesë vjetor të USPE-së, duke ju dëshiruar suksese edhe me të mëdha në të ardhmen. Studentët kanë luajtur gjithmonë rol tejet të rëndësishëm në të gjitha proceset e shtetndërtimit në Kosovë. Unë ju sugjeroj që të bashkëpunoni me të gjithë për të mbrojtur interesat e studentëve, derisa përkrahja e Komunë së Gjilanit nuk do të mungoj asnjëherë”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.
Në këtë pesë vjetor të themelimit të USPE-së fjalë rasti ka pasur edhe Betim Sherifi – sekretar i organizatës, Vaxhid Sadriu – sekretar i Universitetit “Kadri Zeka” etj

Kthehu mbrapa

Shto koment